Home Aktualitet “Qoftet s’mi sjell Rama, lejen e kam nga Zoti”, të moshuar e të rinj zbrazen në rrugë pa autorizim: Nuk kemi marrë konfirmim

“Qoftet s’mi sjell Rama, lejen e kam nga Zoti”, të moshuar e të rinj zbrazen në rrugë pa autorizim: Nuk kemi marrë konfirmim

nga Editor

Me ose pa leje për dalje, qytetarët kanë mbushur rrugët e qyteteve ditën e sotme për të dalë për të bërë pazaret apo për të kryer shërbimet e nevojshme.

Në pamjet e raportuara nga News 24, një qytetar nga Lezha, shprehet se lejen e ka marrë nga Zoti.

Pjesë nga biseda:

Keni marrë leje për të dalë sot?

Posi more s’kam marrë leje.

Ku e ke marrë lejen?

Tek Zoti.

Keni aplikuar për leje?

Po ore.

Po ku?

Di gjë unë se ku.

Një tjetër qytetar shprehet se nuk ka pasur asnjë interesim nga Bashkia edhe për ata të moshuar që jetojnë vetëm.

“Kam bërë aplikimin, në mënyrë absolute nuk më përgjigjet kush. Kam bërë dhe një mesazh, akoma nuk më kanë kthyer përgjigje. Kam dy ditë që e kam bërë këtë punë. Kam dalë sepse kam shumë nevojat e mia personale. Nuk jam pensionist. Kam dalë të marr disa gjëra që më duhen.

Më mbaron një raport mjekësor. Ilaçet nuk mi bie kush, se është ndërprerë rruga nga Itali. Këtu thonë nuk t’i rimbursojmë këto që merr në Itali. Një shtet tjetër mundohet për mua, shteti im nuk çan kokë fare. Bashkia e Lezhës nuk ka ardhur fare, mirë tek unë, por tek të tjerë që janë të vetmuar. Të lutem shumë Bashkia e Lezhës lëvizni nga vendi, mos flini gjumë. Jemi shumë të ngarkuar me problemet e hallet tona familjare”, thotë ai.

Për çfarë keni dalë?

Mora ilaçet dhe po iki.

Ke marrë autorizim?

S’kam marrë gjë. Nuk më kanë bërë zë. E dinë që kot nuk dal.

Ke aplikuar për autorizim?

Jo për Zotin s’di me apliku.

Je vetëm?

Jo s’kam kush të mi kryejë shërbimet.

Një tjetër qytetar në Berat ka vendosur të dalë nga shtëpia pa autorizim. Sipas tij, ai ka dërguar 3 mesazhe për leje të posaçme por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Kam bërë tre herë aplikimin dhe nuk më hapet kjo faqja e policisë, nuk ma pranon mesazhin që të ma caktojë orarin që kur të dalë. Kam bërë tre mesazhe, tani nëse kjo është sa për të kaluar radhën ta sqarojë policia”, shprehet qytetari.

Një tjetër person i moshuar shprehet se do të dalë sepse askush nuk ia çon qoftet në shtëpi, duke përmendur kështu edhe emrin e kryeministrit Edi Rama.

Një pensionist që kishte dalë jashtë shprehet: Do marrim ndonjë gjë për të ngrënë. Unë nuk kam pasur që në moshën 5 vjeç, nuk më zë gripi mua. Kemi nevojë të dalim se do të hamë, nuk na sjell qofte njeri. Ndërkohë një grua e cila nuk është pensioniste, thotë se ka aplikuar për leje për t’u kujdesur për bagëtitë, por nuk ia kanë aprovuar.

“Kam aplikuar dhe nuk më kanë dhënë, kemi disa bagëti, i thash të paktën në mëngjes, të ndihmoj burrin dhe nuk më lanë.

Unë jam e detyruar të dal, si të bëj, ta lë prodhimin të iki dëm, t’i lë pa mjelë bagëtitë. Nuk jam në moshën e pensionit, atë punë që e kemi ngritur vetë ta lëmë, nuk i biem në qafë njeriu nuk kërkojmë punë”, shprehet zonja.

Lajme te ngjashme