Panik te “Shkëmbi i Kavajës”, rënie masive shkëmborësh

Read Time:59 Second

Situata të Shkëmbi i Kavajës vijon të jetë alarmante, pasi vazhdojnë të bien masive shkëmborësh në rrugë, pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 5.8.

Duke folur për mikrofonin e “News24”, banorët kanë thënë se ndonëse zona është ndërtuar së fundi, në dhjetëvjeçarin e fundit, pasojat e tërmetit kanë qenë të mëdha, jo vetëm për shkak të fuqisë së madhe të lëkundjes, por edhe për arsye se ndërtimet nuk kanë qenë cilësore.

“Shkëmbi ka qëndruar vetën se nuk ka pasur lagështirë, por çdo ditë vazhdon të bie, që pas rënies së tërmetit. Edhe pallati ku jetojmë ne është i carë nga kati i parë deri në të nëntin. Është pranë shkëmbit. Asnjë nuk ka ardhur që të interesohet për këtë punë”, tha një banor.

Si e përjetuat tërmetin?

Kur ra tërmeti të gjithë njerëzit dolën jashtë. Edhe mbrëmë ishin jashtë, se është me frikë të jesh brenda. Mbrëmë ishte frika e asaj se mos bie tërmet i fortë.

Çfarë kërkoni?

Është shumë e frikshme të jetohet në këtë pallat, pasi ka marrë çarje nga poshtë deri lart. Ne i themi qeverisë të vijë e të marrë masa për atë pallat, të shohë gjendjen si është.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Tërmeti, Kreu i Emergjencave Civile publikon shifrat: 50 shtëpi të pabanueshme, 1528 objekte të dëmtuara
Next post Natë me rrebeshe shiu, sinoptikania: Shtrëngata në Tiranë, Durrës dhe Elbasan