Nga Renaldo Salianji

Në orën 00:20 në grupin e njoftimeve nga Policia e Shtetit, vjen një mesazh. Rrallë ndodh që policia të sjellë njoftime në atë orë. Nuk e ka bërë kurrë as pë vrasje, grabitje apo atentate mafioze në mes të Tiranës andaj u bëra kurioz dhe e hapa. Me siguri duhet të ishte një lajm i madh.
Zëdhënësi i Policisë së Shtetit lajmëronte se ishin gjetur shkaktarët e panikut. Dy gazetarë. Ishin arrestuar të dy. Madje jepte edhe emrat. Edhe vendin ku punonin. Ajo që më bëri çudi, ishte se kurrë, në asnjë rast, sado i rëndë qoftë policia nuk ka dhënë emra. Janë arresuar vrasës, kriminelë, trafikantë droge, grabitës bankash, autorë të atentateve mafioze e lloj e soj shkelësish të ligjit, por kurrë policia nuk ka dhënë emra. Me shaka në rrethet e gazetarëve njoftimet e policisë kanë filluar i quajnë si targa makinash: “U arrestua A.A, u ndalua B.Q, u shoqërua RR.K”
Madje madje, policia e shtetit, nuk i publikoi kurrë as emrat, as fotot, dhe as inicialet e dy vrasësve të teknikut të kondicionerit në bllok atë ditë që ndodhi ngjarja. Vetëm pas disa ditësh u bë e gjallë Policia e Shtetit të nxirrte inicialet. Megjithëse ishin vrasës, ishin të lirë, ishin të rrezikshëm se ishin të armatosur, dhe atë që ja bënë teknikut të konicionerit Irgen Çela, mund t’ja bënin kujtdo. Por policia u përpoq të mos u prishte imazhin çunave të babit me lekë.
Policia u përpoq të mos i prishte imazhin edhe Vis Martinajt dhe Ervin Matës që atentatit në Bllok dhe nuk ua publikoi kurrë emrat.
Por dje na duhej një kurban!
Dhe kurbani u gjet. Dy gazetarë të turnit të tretë të dy portaleve, që paskan alarmuar vendin. Policia mbërriti me urgjencë në redaksitë e këtyre portaleve, sikur po arrestonte Klemend Balilajn. Dhe pas arrestimit të tyre tërmeti nuk ra.
Kryeministri i vendit në facebook përbetohej se gazetarët që përhapën lajmin do të dënoheshin. Por edhe shteti duket se nuk ishte aq trim para orës 23:30.
-Psë drejtori i emergjencave civile nuk doli të qetësonte situatën përpara orës 23:30?
-Pse ministrja e mbrojtjes nuk doli të qetësonte njerëzit përpara orës 23:30? Por u mjaftua me ca njoftime paçavure të tipit “Mos kini frikë, se shteti është në këmbë”
-Pse Instituti i Gjeoshkencave që paguhet për këtë punë nuk doli në asnjë konferencë zyrtare të sqaronte si qëndron e vërteta para orës 22:30?
Por të gjithë u bënë trima pasi kaloi ora 22:30
Apo, ku i dihet, mbase del edhe ç’na duhet.
-Pse vetëm Syri dhe Shekulli, ose thënë më qartë, pse portal i Çimit dhe Koços? Pse jo Gazeta Tema, Newsbomb, Top Channel, Tirana Post e dhjetra të tjerë që e publikuan lajmin? (Nuk duket fare, po fare ama që ishte paaak e qëllimshme)
Dhe si mund të mungonte në gjithë këtë histori Anila Basha.
E madhja Anila Basha. Menjëherë sapo u vu në lëvizje makineria e pushtetit për të gjetur fajtorin, shtupa e propagandës së Ramës Newsbomb, për ta çuar deri në fund devocionin e saj, del me titullin: “Ja kush janë dy gazetarët e lajmit të rremë që alarmuan Tiranën (foto)” , dhe vërshuan komentet e shqipove, që nga ata që i donin gazetarët të kalbeshin në burg, deri tek ata që donin ti varnin në mes të tiranës, ti digjnin në turrën e druve, apo ti vrisnin me gurë. Newsbomb, ky portal i së vërtetës, që nuk ka bërë asnjëherë lajme me burime të pa konfirmuara, u shqetësua nga ky lajm i rremë. Newsbomb nuk u tha Shqiptarëve të dalin nga shtëpitë? Kush e beson këtë? Do ta linte një portal i lajmeve bombë të shpëtonte një lajm bombë si ky? Po meqë ashtu është një muhabet, i fshijmë lajmet që bëmë ne, dhe nxjerrim emrat e kolegëve.
Një kolegu im i shkroi kryeredaktores menjëherë pas këtij lajmi dhe përgjigjia që mori ishte: “Per t’i hequr fotot dhe lajmin, do me duhej nje konsultim edhe me drejtoreshen e web-it por ne kete ore eshte e pamundur.”
Pra lajmi është bërë me urdhrin e drejtoreshës? Asaj drejtoreshës që futi në burg prof. Zylo Bregun, dhe që në rastin e Ardian Prrenjasit hapi gazetën me titullin: “Minoreni: ja si ma futi pedofili”