Home Aktualitet “Vazhdojnë pas-goditjet e tërmetit”, Veliaj: Merrni fëmijët shkoni në kinema!

“Vazhdojnë pas-goditjet e tërmetit”, Veliaj: Merrni fëmijët shkoni në kinema!

nga Albina Hoxhaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar sërish për çështjen e tërmeteve dhe sipas tij është shprehur se tashmë është koha që gjithsecili të komunikojë me fëmijët për t’ju shpjeguar se çfarë ndodhi.

Ai është shprehur se fëmijët duhet t’i nxjerrim, të dalim me ta, ose t’i çojmë edhe në kinema.

“Teksa vazhdojnë pas-goditjet e tërmetit, është shumë e rëndësishme që secili të komunikojë me fëmijët me fjalë të thjeshta për t’u shpjeguar çfarë ndodhi e për t’i kthyer në normalitet. Albania Earquake  Dilni shëtitje, luani apo shkoni në kinema me ta  #TiranaStrong”, u shpreh Veliaj.

Një tërmet i fortë goditi Shqipërinë ditën e shtunë. Sipas IGJEUM forca e tërmetit ka qenë me manginutë 5.8 ballë i shkallës rihter me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit. Lëkundjet kanë qenë të forta dhe janë dëmtuar më shumë se 900 banesa dhe janë lënduar mbi 110 persona.

Lajme te ngjashme