Home Aktualitet Koronavirusi trondit sportin në Shqipëri, ish-trajneri i njohur në vdekje klinike

Koronavirusi trondit sportin në Shqipëri, ish-trajneri i njohur në vdekje klinike

nga Editor

Koronavirusi ka tronditur sportin në Shqipëri. Ish-trajneri i Kombëtares së boksit, Skënder Kurti, është gjendje tepër të rëndë. Fillimisht u raportua se Kurti ishte viktima e 5-të nga Koronavirusi, ndërkohë së fundmi Ministria e Shëndetësisë raporton se ai ka pësuar vdekje klinike dhe mbahet me aparatura nga mjekët.

Përveç se një trajner tepër i përkushtuar dhe i suksesshëm, Kurti ka qenë gjithashtu edhe boksier kampion me ekipin e Tiranës, ndërkohë që mëngjesin e sotëm, gjendja e tij është rënduar tej mase dhe është në luftë me jetën.

“Pacienti 61-vjeçar i raportuar nga spitali infektiv ka pësuar vdekje klinike, mjekët përpjekje të jashtëzakonshme për ta kthyer në jetë! Por gjendja mbetet tepër e rëndë!”, raporton Ministria e Shëndetësisë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!