Home Aktualitet Gazetari flet nga Infektivi dhe zbulon detajet e rëndësishme: Gjatë orëve të fundit kanë ardhur shumë ambulanca!

Gazetari flet nga Infektivi dhe zbulon detajet e rëndësishme: Gjatë orëve të fundit kanë ardhur shumë ambulanca!

nga Editor

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit personi i katërt. Viktima është një 43-vjeçar nga Kavaja, për të cilin gazetari i News24, Erion Skëndaj u shpreh se ai ndodhej në terapi intensive dhe me sistem të drejtuar të frymëmarrjes.

Sipas Skëndajt, pacientët e prekur nga COVID-19 mund të kenë komplikacione në pak minuta, gjë që çon në humbjen e jetës.

Pas përkeqësimit të shëndetit, ka ndërruar jetë. Komplikacionet e mbrëmjes e kanë bërë të mundur që të qëndrojë në jetë, pavarësisht se ishte vendosur në terapi intensive dhe me sistem të drejtuar të frymëmarrjes. Kur pyeta mjekët pak ditë më parë lidhur me gjendjen e pacientit, më thanë se është mbi mesataren e rrezikut, ndërsa sot fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Gjatë orëve të fundit kanë ardhur shumë ambulanca me të dyshuar si të infektuar me COVID-19. Të gjithë personat që vijnë janë në gjendje të agravuar, por jo deri në atë pikë sa të intubohen. Ndërkohë, tek Infektivi janë edhe tre persona të tjerë mbi mesataren. Komplikacionet vijnë në pak minuta dhe e vështirësojnë jetën e pacientëve” tha gazetari.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!