Home Aktualitet Familja e infektuar me COVID 19 në Vlorë, nis dezinfektimi i zonës

Familja e infektuar me COVID 19 në Vlorë, nis dezinfektimi i zonës

nga Editor

Një ditë pas raportimit të katër rasteve me COVID 19 në Vlorë, ka nisur dezinfektimi i zonës.

Mësohet se kryefamiljari 69 vjeçar, që dyshohet se është i infektuar ka punuar si shitës ambulant në zonën e njohur si Kapelja. Ai shiste shishqebap të pjekur në zgarë, qofte etj.

Raportohet se ai ka vijuar punën normalisht deri para një jave dhe kjo ka ngjallur frikë në radhët e banorëve përreth.

Po kështu edhe shtëpinë e kishte pranë tregut më të madh në qytet dhe gjatë kësaj kohe dyshohet se ka vijuar punën rregullisht.

Edhe djali i tij 24 vjeç nga informacionet thuhet se ka vijuar lëvizjet normalisht.

Megjithëse e gjithë zona po dezinfektohet gjatë mëngjesit të sotëm, disa tregtarë kanë dalë edhe sot për të shitur shumë pranë tyre.

Familja me katër anëtarë në Vlorë të dyshuar si të infektuar me koronavirus u transportuan mbrëmë me autoambulancë drejt Tiranës.

Djali i ardhur nga Italia në datën 8 mars, ka infektuar gjyshen, babain, nënën dhe vëllain.

Burimet bëjnë të ditur se djali i familjes ka ardhur nga Bergamo, më pas ka ikur në Gjermani në datën 20 mars.

Personat e infektuar janë të moshës 77 ,69, 50 dhe 24 vjec.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!