Home Aktualitet SHBA: Mbi 32 mijë te infektuar. Guvernatori i Nju Jorkut: 40-80% e popullsisë do infektohet

SHBA: Mbi 32 mijë te infektuar. Guvernatori i Nju Jorkut: 40-80% e popullsisë do infektohet

nga Editor

SHBA shënon më shumë se 32 mijë persona me koronavirus, bën të ditur CNN, të cilat janë testuar përmes sistemit të shëndetit publik dhe të paktën 400 persona kanë humbur jetën.

Ky është numri total i te infektuarve në 50 shtete.

Ndërkohë gjysma e tyre është në Shtetin e New Yorkut, ku guvernatori Andreë Como deklaroi të dielën në mëngjes se parashikohet që 40-80 % e qyetarëve mund të preken nga pandemia.

“Po përpiqemi të ngadalësojmë përhapjen, por ajo do të përhapet për shkak se është ngjitëse” tha ai, duke shtuar se shumica e njerëzve do ta kalojnë sëmundjen nëse nuk janë më të moshuar ose nuk kanë sëmundje të tjera.

Zv/presidenti Mike Pence deklaron se deri tani janë testuar 254 mijë amerikanë.

Ndërkohë në 8 shtete  te Amerikes është shpërndarë urdhri për të qëndruar në shtëpi.

California – 39.5 milionë banorë. Urdhri është dhënë që të enjten

New York – 19.5 milionë banorë. Urdhri ka hyrë në fuqi sot në mbrëmje.

Ilinois – 12.7 milionë banorë. Urdhri ka hyrë në fuqi të shtunën pasdite

Ohio – 11.6 milionë banorë.Urdhri hyn në fuqi të hënën

New Yersey – 8.9 milionë banorë, urdhri hyri në fuqi të shtunën

Louisiana  – 4.6 milionë banorë . Urdhri hyn në fuqi të hënën

Konentikat – 3.5 milionë banorë. Urdhri hyn në fuqi të hënën

Delaware – 967,171 banorë – Urdhri hyn në fuqi të martën

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!