Dinakëria e pushtetit, përdor fatkeqësitë për të treguar dhëmbët!

Read Time:1 Minute, 47 Second

EDITORIAL

Policia e Shtetit lajmëroi në orë 00:20 se ka shoqëruar tre gazetarë për publikimin e një lajmi që përhapi panik te qytetarët. Ky veprim i policisë erdhi pas një publikimi dhe nënvizimi të këtij lajmi në profilin zyrtar të kryeministrit Rama, veprim ky i ndjekur edhe nga institucionet madje edhe zëvendëskryeministri Erjon Braçe. Këto janë fakte.Arrestimi apo ndalimi i gazetarëve nuk i kthen njerëzit në shtëpi. Ata dolën në rrugë pas tërmetit të fortë që ndodhi në orën 22. Ky është një presion ndaj dy mediave që nuk kontrollohen nga qeveria, Syri.net dhe gazeta Shekulli. Në një situatë kur mijëra qytetarë janë në rrugë, në panik e të frikësuar kryebashkiaku i Tiranës organizon ditën pa makina, ndërsa policia shoqëron gazetarët në krye të detyrës.

Të shohësh, gjurmosh, analizosh e informosh apo të mbyllesh në bunker e të jetosh jetën virtuale? Kjo është çështja sot. Në internet po qarkullon që në orët para të mëngjesit lajmi se do të ketë lëkundje të tjera të forta, kjo vjen pas analizave e diskutimeve të nxitura nga studiot televizive, degë të lidhura ngusht me ERTV.

Kush po tallet me shqiptarët sot, presidenti që kërkoi të merren masa, media që informon apo kryeministri i kryebashkiakut që mbrëmë realizoi koncert e sot Ditën pa Makina?Artikulli i Syri.net i cili u përgënjeshtrua i referohet një interviste të sizmiologut grek dhënë për Top Channel.

E gjithë kjo është pjesë e një skenari, show për të shpërqëndruar vëmendjen nga keqmenaxhimi i kësaj situate, duke përdorur rrjetet sociale dhe mediet për ta fshehur dhe jo për ta zgjidhur. Kjo situatë po përdoret për presion ndaj medies, në kë kushte dinakërie e tinëzanërie artistët duhet të jenë vigjilent, ku i dihet, nënkuptojnë tërmet dhe i zbarkojnë fadromat për të lulëzuar kullat, ato kullata të cilave qytetarët po ju ikin sot nga frika.

Nova Media ndodhet pranë qytetarëve të frikësuar, në panik, në qiell të hapur sepse çadrat e ngritura nga emergjencat civile janë qesharake, vende vende janë hequr pas show-t të radhës. Denonconi në Nova Media gjithçka që ju ndodh, ne jemi zëri juaj, zëri që ju ka munguar!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Tjetër tërmet në Tiranë, qytetarët në qiell të hapur
Next post Të kujtohet pika e nëntë e Merkelit, Rama?!