Home Aktualitet Nobelisti amerikan në ekonomi: Qeveritë të kontribuojnë, testet e koronavirusit duhet të shiten sa një qumësht për mëngjes

Nobelisti amerikan në ekonomi: Qeveritë të kontribuojnë, testet e koronavirusit duhet të shiten sa një qumësht për mëngjes

nga Editor

Nobelisti amerikan në ekonomi, Paul Roner, sugjeron se “paketat e testimit të koronavirusit duhet të kenë një çmim aq të lirë sa blihet një ‘qumësht në mëngjes’ dhe kjo do të ndihmonte për të frenuar shtrirjen e shpërthimit të koronavirusit”.

Romer, një bashkë-marrës i çmimit Nobel në Ekonomi në vitin 2018, beson se kompletet e testimit duhet të jenë të disponueshme për t’u marrë çdo mëngjes nga mjetet lëvizëse për më pak se 10 dollarë.

26039996-8126359-Finger_prick_tests_like_SureScreen_Diagnostics_device_have_alrea-a-22_1584639025454

Profesori tha që më shumë disponibilitet do të lejonte që kushdo që ka një test negativ në 24 orët e fundit “të shkojë në punë, të shkojë në restorante ose të marrë një fluturim”, për shembull. Romer më parë ka shkruar në “Twitter”: “Testi COVID-19 duhet të jetë si një ‘latte’. Merreni ato çdo mëngjes, më pak se 10 dollarë, në dispozicion me makinë. Ne tkurrëm kompjuterët më të mëdhenj se një dhomë për t’i vendosur në xhepin tuaj. Nëse përpiqemi, ne mund të përmirësojmë shumë testimin. Ndoshta për më pak se 850 miliardë dollarë”.

Ekonomisti amerikan gjithashtu i kërkoi qeverisë amerikane të kontribuojë një pjesë të parave për mbrojtjen e ekonomisë së saj drejt përmirësimit dhe shpërndarjes së kompleteve të testimit. Ai tha në “Telegraph”: “Plani aktual është që qeveria amerikane të shpenzojë diçka në rendin prej 1 trilion dollarë për të mbrojtur ekonominë. Nëse shpenzon vetëm 10 përqind të asaj shume për të përshkallëzuar dhe për të përmirësuar testet për Covid-19, së shpejti mund të arrijmë qëllimin e testimit të shpeshtë, universal që impononte vetëm një ndërprerje të vogël në jetën tonë”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!