Home Aktualitet Shënohet viktima e 3 me koronavirus në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë jep detajet

Shënohet viktima e 3 me koronavirus në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë jep detajet

nga Editor

Ka shkuar në 3 numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë, ku mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv një 71-vjeçar.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, ku përmes një njoftimi sqaron se 71-vjeçari nga Kuçova vuante nga kanceri në mushkëri, në stad tejet të avancuar.

Ai ishte shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial.

Pak ditë më parë humbën jetën po ashtu nga koronavirusi edhe një i moshuar nga Durrësi dhe një nga Lushnja, ndërsa, zyrtarisht, numri i personave të infektuar në vend ka shkuar në 89 persona.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një pacient i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili vuante nga kanceri në mushkëri, në stad tejet të avancuar.

71-vjeçari me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial.

71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension.

MShMS shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Vijon…

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!