Home Aktualitet Ndihmat e SHBA-së për Covid-19, Kina: Të shpërndahen tek vendet që kanë nevojë

Ndihmat e SHBA-së për Covid-19, Kina: Të shpërndahen tek vendet që kanë nevojë

nga Editor

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang u shpreh në Pekin se funksionarët e qeverisë amerikane janë shprehur shumë herë se do të ofrojnë ndihmë prej 100 milionë dollarësh amerikanë kundër epidemisë për vendet e ndryshme, duke përfshirë Kinën.

Por deri tani pala kineze nuk ka marrë asnjë fond ose material ndihme prej qeverisë amerikane.

Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit tha në një konferencë shtypi të organizuar ditët e fundit se pala amerikane do të ofrojë vendeve të ndryshme, duke përfshirë edhe Kinën, një ndihmë prej 100 milionë dollarësh amerikanë kundër epidemisë.

Edhe më parë, zyrtarë të qeverisë amerikanë janë shprehur shumë herë se do të ofrojnë ndihmë. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse pala kineze ka marrë ndihmë nga ShBA-ja, Geng Shuang-u u shpreh se, pas fillimit të epidemisë, shumë kompani amerikane, organizata joqeveritare dhe persona të qarqeve të ndryshme kanë ofruar shumë fonde e materiale për të shprehur përkrahjen e tyre për Kinën.

Me shkallëzimin e epidemisë në ShBA, edhe shumë organizata lokale e joqeveritare kineze kanë ofruar ndihmë për ShBA-në.

Po ashtu, Agjencia për Zhvillimin Ndërkombëtar e ShBA-së është shprehur se do t’i ofrojë Kinës materiale mjekësore, si maska, veshje mbrojtëse etj., por vetëm më 11 mars i njoftoi palën kineze se materialet janë gati.

Tani parandalimi e kontrolli i epidemisë në Kinë ka arritur rezultate pozitive, dhe njëkohësisht epidemia po përhapet shpejt në mbarë botë. Prandaj pala kineze e falënderon zyrtarisht palën amerikane dhe e fton atë t’ua japë këto materiale vendeve që kanë më shumë nevojë për ndihmë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!