Home Aktualitet “Numri i të infektuarve po rritet”, Basha prezanton tre masat urgjente që duhet të marrë qeveria “për t’i dalë të keqes para”

“Numri i të infektuarve po rritet”, Basha prezanton tre masat urgjente që duhet të marrë qeveria “për t’i dalë të keqes para”

nga Editor

Kreu i PD, Lulzim Basha teksa Shqipëria vendosi rekordin ditën e sotme me 13 raste të reja me koronavirus ka bërë thirrje për 3 masa të menjëhershme që duhet të merren si shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, plan masash për mënyrën e operimit të bizneseve të domosdoshme për qytetarëve dhe marrjen e masave për të garantuar kushtet jetike për qytetarët.

Lideri opozitar thotë se pa u bërë tepër vonë duhet vepruar dhe për ta kaluar me sa më pak dhimbje këtë situatë.

STATUSI I LULZIM BASHËS

Shifrat e të prekurve nga COVID 19 po rriten. Prandaj shtohet nevoja për të ndërmarrë një plan të detajuar masash për parandalimin e përhapjes së shpejtë të virusit. Pa u bërë tepër vonë duhet vepruar për ti dalë të keqes përpara.

Duhen marrë masa të menjëhershme:

  1. Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Të mbyllen call centers, fasoneritë dhe sipërmarrjet e tjera me numër të madh punonjësish në një hapësirë të mbyllur që kanë probabilitet të lartë për të përhapur virusin.
  2. Të hartohet një plan masash i detajuar dhe me afate të mirëpërcaktuara për mënyrën e operimit të bizneseve që janë të domosdoshme për jetën e qytetarëve.
  3. Marrjen e masave të menjëhershme diktuar nga gjendja e jashtëzakonshme për të garantuar kushtet jetike për të gjithë qytetarët që për shkak të pamundësisë për të punuar nuk përballojnë nevojat e përditshme.

Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta kaluar me sa më pak dhimbje këtë situatë të vështirë. Qytetarët duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi ndërsa qeveria duhet t’u japë siguri për të përballuar jetesën e tyre.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!