Home Aktualitet “Të vijnë të më bëjnë testin”, flet qytetari i izoluar tek Kavalishenca: Na morën nga Kakavija, ishim 25 veta

“Të vijnë të më bëjnë testin”, flet qytetari i izoluar tek Kavalishenca: Na morën nga Kakavija, ishim 25 veta

nga Editor

Policia greke ka deportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm 32 shtetas shqiptarë të cilët kanë qenë të burgosur disa ditorë që kanë rezultuar me shkelje proceduriale në shtetin fqinj.

Njëri prej të deportuarve 47 vjeçar nga zona e mesme e Shqipërisë, kishte shfaqje të virusit Corona dhe demonstronte shenja klinike të kësaj sëmundjeje.

Menjëherë autoritetet shëndetësore të Gjirokastrës morën masat dhe personin në fjalë së bashku me të gjithë shoqëruesit, janë dërguar në qendrën karantinuese në Durrës.

Ndërkohë një intervistë për Fax News një nga personat që u morën së bashku me 47-vjeçarin kërkon që ti bëhet testi nëse është me koronavirus apo jo.

Kujtim Plangaj ka deklaruar se ka pasur vetëm një intervistë me gojë, por jo një kontroll të detajuar në lidhje me kornavirusin.

“Unë jam në rregull. Më morën nga Kakavija dhe më sollën në Kavalishencë.Ishim 25 veta në makinë. Nuk kemi pasur asnjë shenjë nga sëmundja e koronavirusit. Une them të vijnë të na bëjnë kontrollin. Nëse jemi negativ të na çoj në shtëpinë tonë, nëse jo të na çojnë në spital. I lutem shtetit ta trajtojë këtë problem sepse nuk kam lidhje.”- tha Plangaj.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!