Home Aktualitet Doli pozitiv/ 51-vjeçari nga Durrësi i gënjeu mjekët

Doli pozitiv/ 51-vjeçari nga Durrësi i gënjeu mjekët

nga Editor

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se kanë rezultuar 13 persona me koronavirus, ndërsa njëri prej tyre është një 51-vjeçar nga qyteti bregdetar i Durrësit.

Me rastin në fjalë, 51-vjeçari e çon në 6 numrin e të infektuarve në Durrës, përfshirë dhe viktimën e parë të këtij virusi.

I diagnostikuari është dërguar mbrëmjen e kaluar në Spitalin Infektiv të Tiranës për trajtim të specializuar, ndërkohë që dy net më parë ishte paraqitur me simptoma pneumonie në urgjencën e spitalit të Durrësit dhe nuk ka treguar datën reale të hyrjes në Shqipëri.

Përmes sistemit TIMS është konstatuar se 51-vjeçari ka gënjyer duke dhënë një datë më të hershme, ndërsa rezulton se ka më pak se dy javë që është kthyer nga Gjermania, kurse e shoqja nga Milano, raporton Fax News.

Pasi i është nënshtruar testit të tamponit, përgjigjia e të cilit ka rezultuar pozitive, ai është dërguar në spitalin e infektivit në Tiranë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!