Home Aktualitet Ramës i bën keq izolimi në Surrel, sulmon qytetarët, opozitën dhe median

Ramës i bën keq izolimi në Surrel, sulmon qytetarët, opozitën dhe median

nga Editor

Kryeministrit Edi Rama duket se po i bën keq izolimi në vilën-bunker të Surrelit. Prej andej vetëm kërcënon dhe mallkon. Këtë herë ai sulmoi opozitën dhe kritikët ndaj tij.

“Disa prej jush nuk i lë vesi i keq i të folurit pa lidhje apo zakoni i madh i të folurit politik, nuk  e ndalojnë dot veten pa shkruar komente të ulëta për ata që nuk rrinë në shtëpi, por rrugëve, që t’u shërbejnë njerëzve, që shohin video dhe flasin për shou”.

Shohin videot informative nga operacioni humanitar dhe flasin për shou. Po çfarë shou mo ju marrtë e mira. Flasin për vjedhje. Po ku e patë o ju marrtë e mira. Flasin për popullin që po vdes për bukë. Po për cilin popull kur vetë janë në shtëpi dhe flasin me iPhone. Flisni për mua sa të doni, por respektoni ata që po shkojnë shtëpi në shtëpi,” tha Rama.

Kryeministri tha se kërkon falje për videon skandaloze të dhunës mbi qytetarët, por tha se nuk tërhiqet nga mesazhi i saj.

Gabimisht një mik nga Italia më tha se ishte nga Spanja, doli që ishte nga Algjeria, dhe u hodhën përpjetë, iu kërkova ndjesë për ngatërresën, por jo për mesazhin. Rashë pjesë e grackës së qytetarit dixhital dhe më falni. Nesër e më tej forcat e rendit nuk do të tolërojnë askënd për tubimet e parregullta, janë të paligjshme, të rrezikshme dhe të patolerueshme në këtë rrugë”, tha Rama.

Kryeministri u bëri një tjetër thirrje qytetarëve që të mos turren në të njëjtin orar nëpër dyqane dhe duke theksuar se periudha kohore nga ora 05:00 e mëngjesit e deri në 13:00 nuk është për shëtitje, por vetëm për të blerë ushqime apo ilaçe.

“Keq kur ishin dy orare, keq tani me orar më të zgjatur. Por, mesa duket nuk po kuptohemi. Nuk janë orare për qejf, por të imponuara nga lufta me të cilën po përballemi. Të mbajmë radhë në rresht, mos të rrimë në një vend, por të ecim dhe të mbarojmë punë. Pse të mos zbatojmë rregullat? Si nuk mjaftokan 8 orë për të blerë ushqime dhe ilaçe e për t’u kthyer në shtëpi? Pse turremi të tërë nëpër dyqane në orën 10:00-12:00? Kjo nuk shkon fare dhe ne nuk do ta lejojmë”, tha Rama.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!