Home Aktualitet “Përgatituni sikur do të prekeni”, ambasadat e huaja dhe organizatat ndërkombëtare mesazh popullit shqiptar: Jemi pranë jush për të kapërcyer këtë krizë. Respektoni masat!

“Përgatituni sikur do të prekeni”, ambasadat e huaja dhe organizatat ndërkombëtare mesazh popullit shqiptar: Jemi pranë jush për të kapërcyer këtë krizë. Respektoni masat!

nga Editor

Komuniteti i partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë dhe organizata ndërkombëtare si OKB, Ambasada Amerikane, ambasada e BE, OSBE, Banka Boterore, Ambasada italiane, gjermane, suedeze i kanë shprehur mbështetjet e tyre vendit tonë në situatën e krijuar nga koronavirusi.

Me anë të një mesazhi të përbashkët ata shprehin unitetin me popullin shqiptar ndërsa bëjnë thirrje për zbatimin e masave. “Mos hamendësoni se nuk do të prekeni por përgatituni sikur do të prekeni”, është apeli i tyre.

“Këto janë ditë të jashtëzakonshme për të gjithë botën. Pandemia e COVID-19 po rrëmben jetë njerëzore dhe po shkakton trazira masive për njerëzimin.
Ne, si bashkësi organizatash ndërkombëtare dhe partnerësh zhvillimi në Shqipëri, dëshirojmë të shprehim unitetin tonë me popullin shqiptar ndërsa bashkojmë forcat në këtë luftë.
Ne jemi pranë jush për të kapërcyer këtë krizë së bashku!
Ne kemi një mesazh për ju:
Mos hamendësoni se nuk do të prekeni. Përgatituni sikur do të prekeni. Respektoni masat e marra, mbroni veten dhe të dashurit tuaj, mbani distancën shoqërore, qëndroni në shtëpi dhe lani duart shpesh.

Ne dëshirojmë që ju të qëndroni të sigurt, të shëndetshëm dhe të mos prekeni nga Koronavirusi. Lexoni informacione të besueshme nga Organizata Botërore e Shëndetësisë – OBSH dhe Ministria e Shëndetësisë dhe kontribuoni në ndërtimin e besimit. Mbroni të prekurit dhe kujdesuni për njëri-tjetrin.
Ky është një moment që kërkon solidaritet. Ndërsa shumica jonë gjendemi të sigurt në shtëpi, mirënjohja jonë më e thellë shkon për të gjithë punonjësit e shëndetësisë, policisë, autoriteteve kufitare, autoritete lokale dhe shumë nga njerëzit tanë që janë në vijën e pare të luftës, duke shpëtuar jetë dhe mundësuar funksionimin e shoqërisë. Faleminderit nga zemra!
Së bashku mundemi t’a mposhtim Covid-19.
#StayAtHome # QëndroniNëShtëpi”

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!