Home Aktualitet Dy të moshuarit me COVID-19 nga Korça në gjende të rëndë, po monitorohen mjekët e infermierët…

Dy të moshuarit me COVID-19 nga Korça në gjende të rëndë, po monitorohen mjekët e infermierët…

nga Editor

Korça është vatra e re e COVID 19 në territorin e republikës së Shqipërisë.

Tanimë të konfirmuar edhe ministria e Shëndetësisë në daljen zyrtare të përditshme të tyre, bëhet fjalë për 3 raste.

Nga burime konfidenciale mësojmë së njeri prej tyre është një 33-vjeçar, menaxher i njërit prej lokaleve më të famshëm në qytetin e Korçës, ndërsa 2 rastet e tjera janë një çift të moshuarish ku dyshohet ta kenë marrë virusin nga mbesa e tyre e sapoardhur nga Italia.

Mbetet enigmë se si mund të jetë prekur menaxheri, i cili është shoqëruar me urgjencë drejt kryeqytetit për tu monitoruar dhe gjendja e tij shëndetësore.

Ndërkohë që DSHP-ja tregon se po bëhet dhe kontraktimi i gjithë personave ku dyshohet se mund të kenë pasur kontakte me ta e se çdo individ i sipërpërmendur duhet të vetëizolohet.

Gjendja paraqitet e rëndë për 2 të moshuarit mbi 70-vjeçarë.

Enigme mbetet infektimi i 30-vjeçarit i cili prej disa ditësh ka qenë i shtruar në sanatoriumin e Korçës.

Testi i tij i parë ka dalë negativ, por në testin e dytë ka rezultuar i prekur me COVID19.

Mjekët dhe infermieret po monitorohen për simptomat, pasi mund të ketë përhapje të virusit brenda spitalit, po ashtu po monitorohen dhe personat e kontaktuar nga 3 të prekurit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!