Home Aktualitet Përse kaq shumë viktima në Itali? Analiza e “Corriere della Sera”

Përse kaq shumë viktima në Itali? Analiza e “Corriere della Sera”

nga Editor

Janë 53.578 raste pozitive të konfirmuara në Itali sipas buletinit të Mbrojtjes Civile, që ka dalë të shtunën në mbrëmje. 17,708 pacientë në spital, nga të cilët 2.857 nën kujdes intensiv. Numri i vdekjeve u rrit në 4,825. Në Evropë, Spanja arrin në mbi 25,000 raste pozitive me mbi 1.300 të vdekur, Gjermania tani ngjitet menjëherë para SHBA me 22.223 raste të konfirmuara (ka kaluar Iranin), por “vetëm” 84 të vdekur.

Çfarë ndodh në Itali? Në Kinë pati 3,259 vdekje, me një shkallë vdekshmërie 3,8%, sipas raportit të fundit të misionit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në Itali shifra është në nivelin 9% (12.1% në Lombardi), ndërsa ajo e Vuhanit ishte në 5.8% dhe pjesa tjetër e Kinës u ndal në 0.7%. Si shpjegohet ndryshimi i Italisë, në krahasim me të gjitha vendet e botës? Faktorët që kontribuojnë në llogaritjen e të dhënave numerike janë të shumtë.

Duhet të konsiderohet se shkalla e vdekshmërisë është numri i vdekjeve për shkak të Covid-19 i pjesëtuar me numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara të infeksionit të koronavirusit, një vlerë që për këtë arsye, varet nga subjektet pozitive të gjurmuara.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!