Home Aktualitet Greqia kthen 32 shqiptarë në Kavavijë pasi shkelën rregullat e Shengenit, njëri prej tyre dyshohet i prekur me Covid-19

Greqia kthen 32 shqiptarë në Kavavijë pasi shkelën rregullat e Shengenit, njëri prej tyre dyshohet i prekur me Covid-19

nga Editor

Autoritetet greke kanë kthyer mëngjesin e sotëm në Kakavijë 32 shtetas shqiptarë, të cilit qëndronin në territorin grek në kundërshtim me rregullat e zonës Shengen. Kanë qenë kryesisht punëtorë sezonalë.

Ata janë pritur në Kakavijë nga autoritetet e Shëndetit Publik në Gjirokastër.

Burime thanë se një prej tyre kishte shfaqur simptoma të Covid-19. Bëhet fjalë për një 47-vjeçar nga Bulqiza.

Për këtë arsye është kontaktuar me numrin 127 dhe personi në fjalë është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, ku do t’i bëhet tamponi për të provuar nëse është i infektuar me koronavirus apo jo.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!