Home Aktualitet E konfirmon klubi/ Legjenda e Milanit dhe djali i tij të infektuar nga koronavirusi

E konfirmon klubi/ Legjenda e Milanit dhe djali i tij të infektuar nga koronavirusi

nga Editor

Drejtori i Milanit, Paolo Maldini dhe djali i tij, futbollisti Daniel kanë rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit.

Rossonerët kanë njoftuar me anë të faqes së tyre zyrtare se coronavirusi ka prekur edhe klubin e tyre apo më saktë familjen legjendare Maldini.

AC Milan konfirmon që Paolo Maldini, drejtor teknik i klubit, u bë i vetëdijshëm për kontaktin me një person i cili më pas rezultoi pozitiv për coronavirus dhe filloi të shfaqte vetë simptomat e virusit”.

Nota ufficiale http://acmi.land/NotaUfficiale 
Official statement http://acmi.land/Official-Statement …

View image on Twitter

1,7918:31 PM – Mar 21, 2020Twitter Ads info and privacy1,055 people are talking about this

“Ai u testua dje, rezultati i të cilit ishte pozitiv. Djali i tij Daniel, një sulmues në ekipin e të rinjve të AC Milan, i cili më parë kishte stërvitur me ekipin e Parë, gjithashtu rezultoi pozitiv”.

“Paolo dhe Daniel janë të dy mirë dhe kanë përfunduar dy javë në shtëpi pa kontakte me të tjerët”.

“Tani ata do të qëndrojnë në karantinë derisa të shërohen klinikisht, sipas protokolleve mjekësore të përshkruara nga autoritetet shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Milanit.

Daniel është 18 vjeç dhe muajin e kaluar u bë gjenerata e tretë e familjes Maldini që veshi fanellën e Milanit në Serie A

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!