Sa shumë improvizime në punën e zyrtarëve tanë!

Read Time:1 Minute, 21 Second

NGA Sonila Meco

Pas orësh e orësh konfirmimi se shkollat nuk kanë pësuar dëmtime, se mësimi do zhvillohet normalisht, se emergjencat po kujdesen në krah të solidaritetit mbi pasojat e tërmetit, të dielën në mbrëmje Ministria e Arsimit njofton se nesër e pasnesër nuk do të zhvillohet mësim. E para, çfarë ndryshoi në sigurinë e ripërsëritur të Ministrisë për të mos lejuar fëmijët të shkojnë në shkollë? Duke argumentuar se psikologët kështu këshillojnë a nuk druhen për pasojat psikologjike të një paniku të dytë artificial? E dyta, nuk mjaftoi konsultimi sot gjithë ditën, po u desh mbrëmja kur fëmijët janë duke u pregatitur për gjumë pasi kanë kryer edhe detyrat? Si po njoftohen stafet pedagogjike, kaos i dyfishtë për të sheshuar një kaos, që sot si prindër u rrekëm ta kryejmë përgjatë gjithë ditës? E treta, si mund të ndihet më i qetë fëmija i vetëm në shtëpi kur prindërit janë në punë? Se prindërit nuk kanë njoftim për pushim psikologjik e pas një dite plot stres, i zë mbrëmja me një tjetër, ku e me kë të lënë fëmijët. E katërta, shkolla e vajzës sime ka një ndërtim për të përballuar 12 ballë lëkundje, pallati 8. Pra siguria është më e madhe në shkollën njëkatëshe se pallatin 11 katësh. Kush e vendos se siguria është më e madhe duke mos e çuar në shkollë? E pesta, a nuk do qe më mirë t’i kthehej normalitetit, me shokë e shoqe moshatarë, me ndarje përvojash e kujdes më special nga pedagogjia, që e ka pjesë të formimit edhe trajtimin psikologjik të nxënësve? Sa shumë improvizime në punën e zyrtarëve tanë!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Tërmetet në Shqipëri, BE: Ofruam ndihmë menjëherë
Next post Kaos nga tërmeti, pezullohet puna edhe në administratë