Home Aktualitet “Duhet shpallur gjendja e jashtëzakonshme në të gjithë territorin” – Basha tregon 3 prioritetet për përballimin e krizës nga COVID-19

“Duhet shpallur gjendja e jashtëzakonshme në të gjithë territorin” – Basha tregon 3 prioritetet për përballimin e krizës nga COVID-19

nga Editor

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e sheh të domosdoshme shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në të gjithë vendin, pas shëprthimit të koronavirusit.

Në një intervistë për Nova Media (media shqiptare online, me qender ne SHBA), Basha tregoi tri masat që do të merrte nëse do ishte në krye të qeverisë për përballimin e situatës.

Së pari kreu i demokratëve thotë se do të merrte masa urgjente për të mbrojtur shëndetësinë, mjekët infermierët, gjithë punonjësit e shëndetsisë që janë në vijën e parë të mbrojtjes që janë jashtëzakonisht të ekspozuar dhe të rrezikuar.

Së dyti Basha thotë se do të kishte vepruar shumë më shpejt për të blerë respiratorët, ndërsa së treti demokrati thotë se numri i testeve në Shqipëri është shumë i ulët në raport me vendet e tjera, pandaj duhet investuar më shumë në shëndetësi.

Pjesë nga Intervista: 

Pyetje: Çfarë do të bënit ndryshe në qoftë se do të ishit kryeministër sot?

Lulzim Basha: Tre gjëra, e para do të merrja masa urgjente për të mbrojtur shëndetësinë, mjekët infermierët, gjithë punonjësit e shëndetsisë që janë në vijën e parë të mbrojtjes që janë jashtëzakonisht të ekspozuar dhe të rrezikuar. Përqindja e lartë e deklaruar të mjekëve dhe infermierëve të infektuar apo të karantinuar tregon sa të papërgatitur kemi qenë për fat të keq. Njësoj si tërmeti edhe viroza ka zbuluar dobësinë e shtetit shqiptar që është padiskutim diçka e ndodhur jo në disa muaj por në vite me rradhë. Pra në këtë kuadër gjëja e parë që do të bëja është do të alokoja mjaftueshëm fonde për të mbrojtur mjekët, infermieret, personelin shëndetësor.

Se dyti duke qëndruar tek shëndetësia do të kisha vepruar shumë më shpejt për të blerë respiratorët, për fat të mirë 10 ditë pasi kemi bërë thirrjen tonë dhe dy ditë më parë qeveria ka hapur tenderin për respiratorët prapëseprapë më mirë vonë se kurrë por ende shpresoj që sa më shpejt të kemi kapacitetet të rritura për respiratoret të cilët janë mënyra e vetme e trajtimit intensiv për ata që sëmuren nga virozat.

Së treti dhe jo më pak e rëndësishme, numri I testimeve në Shqipëri është habitshëm  I ulët  në çdo vend tjetër të rajonit dhe prandaj kemi një numër zyrtar të infektuarish që është në vlerësimin e ekspertëve , të grupit të ekspertëve me të cilët jam në komunikim, nuk është numri real. Numri real është më I lartë prandaj për këtë arsye prioriteti I parë dhe kryesor do të ishte investimi tek shëndetësia, në veçanti në këto tre aspekte : mbrojtja e mjekëve dhe infermierëve, rritja e kapaciteteve testuese dhe  rritja e kapaciteteve për të trajtuar ata që përfundojnë në spital.

Ky është prioriteti I parë dhe kryesor. Prioriteti I dytë për fat të keq, kjo gjendje na ka gjetur në të njëjtën situatë si shumicën e vendeve perëndimore, na ka gjetur në një Shqipëri ku  1 në 10 shqiptarë sipas statistikave zyrtare  ushqehet 1 herë në ditë , gjysma e papunësisë është nën nivelin e varfërisë dhe situate po rëndohet për shkak të rrethanave që të inponon kjo pandemi. Biznese që mbyllen,  konsumi që bie, dikush që fitonte një lek diku  me një punë të bardhë apo të zezë nuk e çon dot në shtëpi, fëmijët duan të hanë, faturat duhen paguar. Eshtë urgjente që paratë të cilat kanë shkuar deri  tani në drejtime të tjera të kanalizohen në ndihmë të këtyre njerëzve në nevojë. Pra një buxhet social për të cilin kemi propozuar masa konkrete. Së treti  ky është një zinxhir krisjesh  që është vënë në lëvizje. Ka filluar me virozën , ka goditur dhe po godet shëndetësinë, po godet njerëzit në nevojë, po godet edhe ekonominë.

Ndaj prioriteti I tretë do të ishte  ekonomia për të cilën ne kemi paraqitur prej më shumë se 10 ditësh një paketë masash për të ndihmuar ekonominë, për t’I dalë para të keqes, duke përdorur edhe përvojat më të mira  që po shohim dhe dëgjojmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, paketën e presidentit Trump që mori  po ashtu edhe mbështetje në Kongres, paketat e tjera të  ndihmes. Natyrisht ne nuk jemi Amerika, nuk jemi Britania, nuk jemi Gjermania, por brenda mundësive tona buxheti ka  mjaftueshëm para nëse qeveria ka  planin, vullnetin, transparencën, mirëmenaxhimin për t’I çuar këto para atje ku duhet. Jo më tek një grusht njerëzish, por te gjithë shqiptarët që  janë në  nevoje dhe ne veçanti tek shëndetësia,, shtresat sociale dhe tek ekonomia me theks biznesin e vogël  dhe fermerët shqiptarë.

Pyetje: Lulzim Basha: Pse nuk veproni në koordinim me qeverinë që të ketë një plan të përbashkët, të koordiniar, siç vepron psh Franca? Çfarë ju pemgon zoti Basha që të uleni në tavolinë pa shumë pompozotet? Se në fund të fundit, populli do zgjidhje?

Lulzim Basha: Siç e thatë, populli ka nevojë për zgjidhje, jo për fasadë apo për shfaqje. Prandaj, opozita shqiptare ka bërë atë që bën çdo opozitë perëndimore, në Europë apo SHBA. I kemi kërkuar qeverisë të veprojë dhe të veprojë sa më shpejt. Ajo që ka rëndësi është se po e bëjmë punën tonë dhe si rezultat edhe i punës sonë kemi arritur ta shkundim qeverinë të marrë disa masa. U pranua propozimi që njëri nga prindrit që do të qendrojë në shtëpi me fëmijët, të paguhet. U pranua propozimi për shtyrjen e kësteve të kredive për të paktën 3 muaj. U pranuan plotësisht apo pjesërisht edhe disa propozime të tjera. Kjo është detyra e opozitës. Të sensibilzojë, të kërkojë transparencë, të kërkojë llogari dhe të propozojë. Jemi në shërbim të shqiptarëve pa bërë politikë. Nuk është koha për debate politie, është koha për të dhënë ndihmën tonë dhe për ta kaluar këtë të keqe sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja.

Pyetje: Ju po silleni si një kryeministër në detyrë, por pa mandat zyrtar. A i duhen Shqipërisë këto masa me tanke, kur ka familje që nuk ushqehen dot 1 herë në ditë? Nëse do të ishit në vend të kryeministrit, çfarë do të bënit?

Lulzim Basha: Thirrja ime është e qartë. Ata që kanë më shumë nevojë, duhet të ndihmohen të parët. Banorët që jetojnë në çadra pas tërmetit janë më të rrezikuarot. Gjëja e parë që do të bëja është që nuk do t’i kisha lënë në çadra. Prapë nuk është vonë për ta bërë një gjë të tillë.  Në lidhje me ushtrinë, përtej aspektit kushtetues, i cili është i rëndësishëm, jam në mbështetje të çdo mase. Kam qenë në mbështetje kohë përpara se të merreshin, sepse pa kufizime, përhapja e virusit bëhet shumë më e lehtë. Kjo do të na kushtontë më shumë. Por këto masa duhet të merren sipas ligjit. Nuk janë në vullnetin dhe në humorin e kryeministrit, kushdo qoftë ai, ky, unë apo ndonjë tjetër. Ndaj, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në të gjithë territorin e Shqipërisë, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë dhe pastaj, përdorimi i të gjithë instrumentave, kjo është rruga. Ushtria, patjeteër që ka dalë në mbështetje të policisë për të zbatuar rregullat e distancimit social dhe izolimit, por nuk ka pse të dalë me mitroloz. Le të dalë të mbështesë njerëzit në nevojë, të çojë ndihma tëk banorët e goditur nga tërmeti, tek më të pamundurit. Dalja me mitroloz duhet t’i kursehet këtij pooulli, sepse tregon mungesë idesh, aftësish për t’u përballur me krizën.

Pyetje: A ka para buxheti i shtetit?

Lulzim Basha: Ekspertët tanë kanë bërë një analizë të buxhetit të shtetit 2020 dhe kanë evidentuar një shumë prej 260 milionë eurosh, e cila është menjëherë e rialokueshme. Këto janë 120 milionë euro, të cilat kjo qeveria dhe kryeministri i kanë ndarë për ato 10 oligarkë, 12 kontrata konçesionesh e PPP. Jane afro 140 milionë të tjera të ndara në dy kategori kryesore që janë investime dhe shpenzime operative, shpenzime luksi, karburanti etj. Pra kemi një analizë të buxhetit, kemi të paktën 260 milionë euro, të cilat pa asnjë dhimbje për askënd në vend që të shkojnë të drejtime në pak njerëz, të shkojnë tek shëndetësia, të shkojnë tek shtresat në nevojë, tek njerëzit e mbetur pa shtëpi nga tërmeti, tek njerëzit pa mundësi ekonomike, tek ata që hanë një herë në ditë, tek 50% e popullsisë që mezi mbyll njëherë muajin dhe natyrisht të shkojnë në ndihmë të biznesit dhe ekonomisë. Nëse kriza sjell një kolaps ekonomik, shqiptarët masivisht do t’a ndjejnë këtë, do t’a ndjejë çdokush pavarësisht prej rrethanave ekonomike do të ndjejë krizën ekonomike. Pra po, kemi bërë një analizë. Kemi të paktën sot në dispozicion, në qoftë se ka mirë menaxhim, nëse ka transparencë, në qoftë se ka me te vërtetë një vullnet për t’i shërbyer gjithë shqiptarëve jo vetëm një grushti shqiptarësh, 260 milionë euro janë sot ne dispozicion të qeverisë për të marrë masa.

Pyetje: Për sa kohë mund të dalin ato?

Lulzim Basha: Në vlerësimin tonë kjo masë do të ishte e mjaftueshme për të menaxhuar të paktën 3 muajt e ardhshëm në të tre frontet, edhe në frontin e shëndetësisë, edhe ne frontin e ndihmave për njerëzit në pamundësi dhe në nevojë edhe në frontin e injeksioneve për ekonominë, frymëmarrjes për ekonominë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!