Home Aktualitet Video ‘spanjolle’ e Ramës, emisioni investigativ Italian shkrim

Video ‘spanjolle’ e Ramës, emisioni investigativ Italian shkrim

nga Editor

Emisioni investigativ italian, “Le Iene”, ka shkruar në lidhje me videon e postuar nga Rama, i cili pretendoi fillimisht se ajo ishte nga Spanja, në të cilën shiheshin disa policë me shkopa gome duke goditur njerëzit, për respektimin e masave kufizuese, në luftën ndaj koronavirusit.

Emisioni italian thotë se kjo është një “fake news”, pasi në fakt, video u publikua në 7 Mars në Twitter nga Algeria Revolt, që tregonte dhunën e policëve në Algjeri, ndaj demonstruesve.

le iene

Për të ftuar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, pasi autoritetet kenë miratuar masat kufizuese të kontrollit, Rama ka publikuar një video në Facebook që ka edhe aromën e lajmeve të rreme, por edhe të kërcënimit”, thuhet mes të tjerash në artikull.

Shkrimi i publikuar nga “Le iene”

Kryeministri shqiptar Edi Rama postoi një video në faqen e tij në Facebook, ku policë përdorin shkopat e gomës për të shpërndarë turmën. Ai thotë se vjen “nga Spanja, ku një person vdiq çdo 4 minuta dje” nga koronavirus. Por kjo nuk është e vërtetë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama po përballet me rastet e para të koronavirusit që shpërtheu në vendin e tij: sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 76. Dhe për të ftuar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, pasi autoritetet kenë miratuar masat kufizuese të kontrollit, Rama ka publikuar një video në Facebook që ka edhe aromën e lajmeve të rreme, por edhe të kërcënimit.

Kryeministri i Shqipërisë mund të llogarisë në Facebook një ekip të madh prej mbi 1.2 milion fansash. Disa orë më parë, në mesin e postimeve të tij të shumta, shfaqet një video në të cilën policë shihen duke u përplasur me një turmë e duke goditur disa persona. Në faqen e Ramës thuhet se “video vjen nga Spanja, ku një person vdiq çdo 4 minuta dje. Unë e publikoj atë për këdo që dëshiron të shkojë në pazar”. Nga Spanja një video ku agjentët përplasen me popullinë? Ndoshta një episod që lidhet me kontrollimin e koronavirusit, si do të sugjeronit shoqërimin e videos me ftesën për të qëndruar në shtëpi?

Në pamje të parë, megjithatë, mund të përjashtohet kategorikisht që është një video e lidhur me masat kufizuese në Spanjë. Videoja, në fakt, u publikua në 7 Mars në Tëitter nga AlgeriaRevolt, me tekstin: “Policia pa dallim rrahu sot demonstruesit paqeruajtës dhe kalimtarët në Algjeri”.

Gjithashtu në 7 mars, siç raportohet nga Al Arabyia, policia algjeriane arrestoi rreth dhjetë protestues gjatë një demonstrate antiqeveritare. Gjatë operacionit, policia dyshohet se shpërndau afro 300 demonstrues duke marshuar në kryeqytet.

Dhe nën postimin që shoqëron videon, Edi Rama përfundon: “Zbatimi i ligjit ka një përgjegjësi historike të veprojë me zero tolerancë”. Fjalë që duken si kërcënime të vërteta. Kundër koronavirusit vlen çdo armë, qoftë lajm i rremë, qoftë shkop gome?

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!