Home Aktualitet Shqiptarja e re shpëtoi nga koronavirusi: Nisi me kollë të thatë, ja 10 ditët e mia me virusin…

Shqiptarja e re shpëtoi nga koronavirusi: Nisi me kollë të thatë, ja 10 ditët e mia me virusin…

nga Editor

Koronavirusi po tmerron botën, teksa shifrat e viktimave dhe të të infektuarve janë alarmante. Por, përtej këtyre shifrave të frikshme, ka edhe shumë persona, që ja kanë dalë të mposhtin virusin vdekjeprurës.
Mes tyre është edhe një shqiptare, e quajtur Bjonda Haliti, e cila ndan me miqtë e saj në rrjetet sociale, këtë përjetim të tmerrshëm të luftës me virusin.
Sipas Bjondës, simptomat e para ishin të ngjashme me çfarë dëgjojmë të thuhet në media, ku kolla e thatë ishte kryesorja.
Bjonda thotë se kolla e thatë shoqërohej me lodhje me dhimbje të lehtë fyti. Një ditë më pas dhimbja e kokës shtohet bashkë me dhimbjen e syve. Pastaj një temperaturë e lartë dhe më tej, në ditën e katërt problemet me frymëmarrjen shtohen.
“Dita e parë: Nis me një kollë të thatë dhe me dhimbje fyti. Ndihesha shumë e lodhur.

Dita e dytë: Ndjeja shumë ngarkesë në kokë, aq sa duhet të kollitesha shumë lehtë për të mos ndjerë atë dhimbje. Atë natë pata temperaturë. Sytë më lotonin dhe më digjnin. Nuk i lëvizja dot. Pasi bëra ca kërkime në internet zbulova se mund të ishte thjesht migrenë, por nuk po më pushonte fare. Atë ditë kam fjetur gjithë kohës.

Dita e tretë: Energjia më ra thuajse fare dhe temperatura vazhdonte. Në këtë pikë simptomat ishin: kolla e thatë, migrena, temperatura, të përziera. Vendosa të shkoj tek një mjek dhe rezultova negative për gripin. Doktori më tha se kisha një infeksion dhe më dha antibiotikë, 800 miligram ibuprofen. Sigurohesha që të hidratohesha gjithë kokës dhe merrja vitamina. Atë natë, temperatura vazhdonte.

Dita e katërt: Më në fund temperatura ra, por m’u shfaqën simptoma të tjera. Kisha probleme me frymëmarrjen, nuk ndihesha fare mirë. Kisha paksa dhimbje gjoksi. Bëra atë testin që thuhet se duhet të mbash frymën deri në 10 sekonda dhe meqë e bëra me sukses mendova se s’kishte gjë për t’u shqetësuar. (Testi në fjalë është thjesht mashtrim që ka qarkulluar në masë nëpër rrjete sociale.)
Më pas doja të testohesha për koronavirusin, por ishte shumë e vështirë. U vetëkarantinova dhe vazhdoja të vazhdoja të hidratohesha.
Dita e pestë: kisha dhimbje fyti, kollë, probleme me frymëmarrjen. Shkova tek i njëjti doktor dhe kërkova të bëja se s’bën një test. Kërkova gjithashtu të bëja një grafi dhe gjithçka rezultoi normale.
Vazhdojë na vetë izolim dhe përgjigjen e testit do ta merrja pas 5 ose 6 ditësh.
Dita e gjashtë: Me përdorimin e vazhdueshëm të antibiotikëve dhe ibuprofenit simptomat ishin: dhimbje fyti, kollë, probleme me frymëmarrjen, por fuqia kishte nisur të rritej.
Dita e shtatë: Dhimbje të lehtë fyti, kollë të butë, energji të shtuar.
Dita e tetë: Kollë e lehtë, po ndihesha sërish vetvetja.
Dita e nëntë: Kolla e lehtë, energji normale.
Dita e dhjetë: Kollë mesatare, myk, fuqi. Rezultati i testit, pozitiv!
Vazhdoj ende të jem e izoluar dhe të kujdesem për veten. Sot po ndihem shumë mirë dhe e shëndetshme“, përfundon 22-vjeçarja duke shtuar se vetë karantinimi është rekomandimi më i mirë.
Edhe pse jo të gjithë e kalojnë virusin me simptomat që Bjonda përshkroi, të dinë pak a shumë hap pas hapi ç’ndodh me një të infektuar, mund të ndihmojë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!