Home Aktualitet OBSH thirrje që të tregohet kujdes/ Mesazh për të rinjtë: Ju nuk jeni të pathyeshëm!

OBSH thirrje që të tregohet kujdes/ Mesazh për të rinjtë: Ju nuk jeni të pathyeshëm!

nga Editor

Sot kam një mesazh për të rinjtë. Ju nuk jeni të pathyeshëm. Ky virus mund t’ju çojë në spital ku mund të qëndroni me javë të tëra, madje edhe mund t’ju vrasë. Edhe nëse nuk sëmureni, zgjedhjet që bëni se ku do të shkoni mund të jenë ndryshimi midis jetës dhe vdekjes për dikë tjetër. Jam mirënjohës që kaq shumë njerëz po përhapin fjalën dhe jo virusin. Ndërsa vazhdoj të them që solidariteti është çelësi për mposhtjen e COVID-19. Solidariteti midis vendeve, por edhe midis grupmoshave”.

Ishte ky mesazhi i kreut të OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtuar të rinjve të cilët duket se nënvlerësojnë situatën e krijuar nga përhapja e coronavirusit.

Ndër të tjera zyrtari i lartë nënvizoi se ky virus mund të mposhtet duke koordinuar përpjekjet kundër tij duke sjellë edhe shembulln e qytetit Kinez Wuhan, i cili po i jep shpresë pjesës tjetër të botës, aty ku ishte epiqendra e virusit dhe sot po regjistrohet një numër më i vogël të infektuarish.

OBSH ka shpërndarë 1.5 milion teste laboratorike në të gjithë botën, por sipas kreut të OBSH mund të duhen 80 herë më shumë  për pandeminë që ka prekur çdo shtet të botës. Që kur u shfaq për herë të parë në Wuhan në fund të vitit 2019, coronavirusi ka infektuar më shumë se 250,000 njerëz në të gjithë botën, dhe duke shkaktuar  9,000 të vdekur.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!