Home Aktualitet Berisha: Mesazh për të gjithë ju miqtë mi dhe për çdo shqiptar!

Berisha: Mesazh për të gjithë ju miqtë mi dhe për çdo shqiptar!

nga Editor

Mesazh për të gjithë ju miqtë mi dhe për çdo shqiptar! Përqafoni moton: “JO panikut dhe PO rregullave të kujdesit dhe mbrojtjes nga COVID-19”!

Nga Sali Berisha.

Të dashur miq

Koha që kalojmë është unike në jetën tonë.

Një pandemi e rrezikshme nga COVID-19 ka rrokur planetin dhe Shqipërinë. Në këtë betejë vendimtare për suksesin tonë,  më shumë se çdo gjë tjetër është sjellja dhe qëndrimi ynë ndaj COVID-19!

Në betejën kundër COVID-19, çdonjeri nga ne duhet të hedhë poshtë me neveri dhe si shumë të rrezikshëm, panikun që shpërndan si asnjë kryeministër në planet, madje as Kim Jong-un, Edvin Surreli, i cili është i vetmi kryeministër në botë që nga sarajet e tij private ju drejtohet çdo ditë qytetarëve duke mbjellë panik, terror psikologjik.

Ai në krizë haluçinante, mbush mesazhet e tij me aeroplanë luftarakë, tanke, helikopterë, bomba, kamikazë, kufoma të pavarrosura deri dhe ditë kiameti. Ai flet për tradhëtarë dhe poston skena horror me të sëmurë që japin shpirt apo që dergjen moribond në salla reanimacioni etj. etj. duke tmerruar kështu qindra mijëra fëmijë, por edhe të rritur në këtë vend.

Ndaj ju ftoj miq, hidhni poshtë me neveri një fjalor të tillë, që mund të nxjerrë nga goja vetëm një paranojak i degraduar dhe kurrë jo një njeri normal.

Paniku është në çdo aspekt, një aleat i ngushtë i virusit të kurorës.

Ai ju nxin ditën dhe u bën ju, shumë herë më të mendueshme, masat që ju merrni në luftën kundër COVID-19.

Paniku ka pasoja shume te renda ne shendetin tuaj mendor, rrenon cilesine e jetes dhe krijon psikoza te renda fobike tek femijet tane por edhe tek gjithe te tjeret.

Paniku ju provokon dhe shtyne ju qytetareve te pergjegjshem qe nen ndikimin e tij te merrni vendime te cilat here here mund te kene pasoja tejet te hidhura.

Une ju ftoj ju te dashur miq, qe si njerez normal te pergjegjshem qe duam veten tone, prinderit, femijet, niperit, mbesat, miqte, shoket, komshinjte, komunitetin dhe shoqerine tone t’i themi:

Po kujdesit dhe masave mbrojtese,
te respektojne higjenen personale, te kufizojme ne maksimum levizjet, te shmangin çdo grumbullim dhe kur dalim per nevoja te pashmangshme te ruajme distancen se paku 1 meter nga tjetri ne rruge apo ne radhe.

Keto rregulla vertet jane te merzitshme, imponojne dhe privacione por dobia e tyre eshte e jashtezakonshme dhe ne fund do ndjehemi te gjithe krenar per ate qe beme me misionin shpetimtar qe permbushem per veten tone, me te dashurit tane dhe mbare shoqerine.

Zoti u bekofte ju miqte e mi, familjet tuaja dhe mbare shqiptaret!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!