Home Aktualitet “Ai në mes është baba im, po rrezikon jetën e tij”, DJ i njohur bën postimin prekës: Ne sna rrin b**** në shtëpi?!

“Ai në mes është baba im, po rrezikon jetën e tij”, DJ i njohur bën postimin prekës: Ne sna rrin b**** në shtëpi?!

nga Editor

DJ i njohur Vik Kraja ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, teksa ka zbuluar se babai i tij edhe pse tashmë në pension është rikthyer në detyrë, për të ndihmuar spitapin Infektiv në këtë situatë pandemie.

Kraja shprehet se së pari vetë ai është i rrezikuar për shkak të moshës, e megjithatë i ka thënë po pa asnjë hezitim rikthimit në spital për të ndihmuar kolegët e tij të bluzave të bardha.

E teksa poston këtë foto, Kraja pyet sesi ka mundësi që akoma njerëzit rezistojnë për të pranuar që të qendrojnë në shtëpitë e tyre.

“HEROES OF TOMORROW

Nuk e di sa vite dhe sa ore pune behen po ti mbledhesh nje nga nje ne kete foto…po luftojne per ne, dhe si shihet nga mosha e disave, ka qe rrezikojne shume. Kane lene familjet duke cenuar dhe shendetin e tyre per ne.

Dhe ne sna rrin bytha ne shtepi??? Duam te dalim se u merzitem??? Jam i prekur se ai ne mes eshte Baba im qe u rikthye ne detyre megjithese kishte dale ne pension. Duroni duroni duroni sepse po vazhduam keshtu do marim fund! QENDRONI NE SHTEPI”, shkruan dj Viki në postimin e tij.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!