Home Aktualitet Italia mbyll parqet, sport vetëm afër shtëpisë

Italia mbyll parqet, sport vetëm afër shtëpisë

nga Editor

Situata dramatike që ka marrë pandemia COVID-19 në Itali ka detyruar qeverinë italiane të vlerësoj një paketë të re masash më shtrënguese.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 627 viktima duke e çuar në 4032 numrin e tyre e në 4 7021 numrin e personave të infektuar.

Ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza ka firmosur një urdhëresë të re masash që hyn në zbatim ditën e nesërme, 21 mars 2020, dhe që janë në fuqi vetëm për 5 ditë, deri më 25 mars 2020.

Këto masa të reja urdhërojnë bmylljen e të gjitha parqeve, vilave historike, kopshteve publikë e ndalimin e çdo lloj aktiviteti në natyrë.

Lejohet aktiviteti sportiv vetëm pranë banesës e në më shumë se 1 person me një distancë të paktën 1 metër nga njëri-tjetri.

Është vendosur mbyllja e çdo aktiviteti tregtar shitje ushqimesh e pijesh në stacionet hekurudhore e pikat e karburantit. Do të jetë të hapura vetëm ato përgjatë autostradave.

Gjithashtu ndalohet në fundjavë spostimi me automjet drejt banesave që nuk janë rezidenca bazë e qytetarëve si shtëpi pushimi në fundjave.

Pra qytetarët ftohen të mos lëvizin në fundjave as në shtëpi të tjera të tyre siç lejohet deri më tani me motivin për t’u spostuar tek banesat në pronësi.

Ndërkohë kryeministri Conte ka nisur mbledhjen e jashtëzakonshme me krerët e forcave të tjera politike për të vlerësuar situatën dramatike shëndetësore ku ndodhet vendi.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!