Home Aktualitet Në kohën e koronës, në Kosovë është më e fortë dashuria për pushtet!

Në kohën e koronës, në Kosovë është më e fortë dashuria për pushtet!

nga Editor

Të gjithë kundër Kurtit apo pro Amerikës?
Dy persona janë në betejë të dukshme për pushtet në Kosovë: Haradinaj dhe Mustafa! Thaçi është në tentativë për ta mbrojtur pushtetin dhe Kurti duket se është i vetmi në pushtet, por që nuk i intereson pushteti si qëllim në vete, por si shërbim ndaj vendit!

Në situatën politike në Kosovë ka tre grupe ose grupime:

  1. Haradinaj e Mustafa në luftë për ta marrë pushtetin
  2. Thaçi për të mbrojtur pushtetin
  3. Kurti që nuk e don pushtetin për vete, por për të qeverisur Kosovën

Në këtë mesele, të shtirur e të shpifur ka në mes dy argumente, që plotësojnë njëra-tjetrën:

  1. Taksa
  2. Antiamerikanizmi

Për të dyja këto padrejtësisht akzuohet Kurti! Haradinaj kërkon pushtetin duke mos e hequr taksën, madje duke e mbrojtur atë dhe amerikanët thonë që taksa duhet të hiqet.
Mustafa quan Kurtin antiamerikan pse nuk heq plotësisht taksën dhe të parin që takon e kërkon të vij në pushteti është pikërisht Haradinaj, i cili mbron tezën e mos heqjes së taksës.
Kurti e Haradinaj, janë në llogoret e qëndrimeve të tyre dhe i pari është votuar për të qeverisur me idenë e tij dhe i dyti nuk u votua duke mos u pajtuar qytetarët me qendrimin e tij dhe është në Opozitë.
Tradhtarë i vetëm që nuk ka kauzë, por i intereson vetëm pushteti dhe loja me të është Mustafa.
Thaçi është në një konflikt të hapur me Kurtin për çështje e pozicione që tashmë dhe është i Interesuar për çdo lloj krize politike që rrezon ose/apo largon Kurtin. Vazhdimi i pushtetit të Kurtit është një sinjal për fundin e pushtetit të Thaçit!
Kurti ka ndjekur një linjë: i vetëm deri në fund e kundër të gjithëve. Ai po kërkon të arrij të qeveris i vetëm Kosovën dhe ai nuk ka e nuk ka pasur kurrë frikë nga zgjedhjet. Nëse nesër bëhen zgjedhjet në Kosovë, Kurti del më shumë fitues se kurrë më parë e rreth ti ka edhe elementë të tjerë të rëndësishëm si Vjosa Osmani. Beteja gjithmonë e Kurtit më të tjerët është mes të resë dhe establishmentit!

Nga Alban Daci

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!