Home Aktualitet 627 viktima sot në Itali, Rama: Do vrasim njëri-tjetrin? Rrini brenda

627 viktima sot në Itali, Rama: Do vrasim njëri-tjetrin? Rrini brenda

nga Editor

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook, ku publikon shifrën e të vdekurve në Itali brenda 24 orëve që shkon në 627, jep një thirrje të fortë edhe alarmuese për shqiptarët.

Postimi i plotë

O njerëz! Në Itali sot kishte 627 të vdekur. Gjashtëqind e njëzetë e shtatë. Vetëm sot. 24 orë 627 të vdekur! Në lombardi ku Italia ka një sistem spitalor që është në majën e Europës, nëntë në dhjetë vdekje ndodhin në shtëpi. Pse? Sepse masat shtrënguese u morën vonë, njerëzit u tallën me masat në emër të lirisë për xhiro, për sullaco e për festa dhe armiku u vajti të tërëve nëpër shtëpi! Numri i të sëmurëve e kaloi me galop numrin e shtretërve dhe ja si ka ardhur puna! Tani si do i’a bëjmë?! Do vrasim njëri-tjetrin dhe do rrimë duke numëruar me qindra të vdekur e mosozot mijëra? Apo do rezistojmë dhe do shpëtojmë njëri-tjetrin?! Po njerëzit kanë ndenjur 30 vjet në burg apo 30 ditë në grevë urie dhe nuk kanë vdekur, e pse duhet të vdesin sot duke ndenjur në shtëpi pa dalë xhiro apo duke ndenjur në radhë pak më gjatë, pa u ngjitur me njëri-tjetrin?!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!