Home Aktualitet Vuçiq dhe Thaçi po punojnë për ndarje të shpejtë të Kosovës para zgjedhjeve në SHBA

Vuçiq dhe Thaçi po punojnë për ndarje të shpejtë të Kosovës para zgjedhjeve në SHBA

nga Editor

Nga Hajro Çini

Abdelaid Woelf, korrespondent në Beograd i gazetës austriake me emër DerStandard, ka publikuar në këtë gazetë një analizë të tij rreth zhvillimeve të dy ditëve të fundit të Kosovës.

Ai analizën e tij e titullon “I dërguari Grenell e trazon qeverinë e Kosovës”. Aty ai argumenton se si Grenell së bashku me Aleskandër Vuçiq dhe Hashim Thaçin punojnë për ta mbyllur sa më shpejt dialogun Kosovë-Serbi me koston e ndarjes së Kosovës. Woelf shkruan qartë, kur thotë se nga kjo marrëveshje del e humbur vetëm Kosova. Madje kritikon edhe qëndrimet e disa anëtarëve të kabinetit të mëparshëm të qeverisë së vendit të tij, Austrisë, në përkrahje të opsionit të ndarjes.

Shpresoj që kjo analizë e një eksperti të çeshtjeve ballkanike me rezidencë në Beograd të bindë disa skeptikë, të cilët analizat e mia i konsiderojnë “teori konspiracioni”, duke mos dashur ta shohin të vërtetën në sy! Por detyra e akademikëve është të thonë të vërtetat, edhe kur këto të vërteta nuk u pëlqejnë miliona njerëzve!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!