Home Aktualitet Pas reagimit të Vodadone për sms në TCH, reagojnë edhe gazetarët

Pas reagimit të Vodadone për sms në TCH, reagojnë edhe gazetarët

nga Editor

Partia Demokratike ka publikuar letrën e kompanisë private, e cila ka hetuar të vërtetën e mesazhit të pretenduar se është dërguar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha në adresë të gazetares Eni Vasili, gjatë kohës që po fliste kryeministri Rama.

Në letrën e kompanisë celulare theksohet se mesazhi është dërguar nga një platformë e huaj dhe ku është vendosur si identitet numri i kreut të opozitës.

Përgjigja nga Vodafone tregon se:

1- SMS nuk është dërguar nga Lulzim Basha apo nëpërmjet sistemit të kompanisë celulare.
2- SMS është dërguar nga një platformë e huaj SMS në internet për dërgimin e SMS-ve, jashtë rrjetit të kompanisë celulare.

Për këtë fakt kanë reaguar edhe dy gazetarë të njohur, Sonila Meço e Ermal Mulosmani.

SONILA MEÇO
Çfarë ka mbetur të bëhet më?
Kujt i intereson ky mesazh në telefonin e një gazetari?
Kujt i intereson kjo gjuhë e supozuar e liderit të opozitës?
Kush ka ngenë në kushte emergjence të krijojë situata të tilla?
Sa dëme mund të shkaktohen nga përpjekje të tilla?
Sa herë të tjera mund të ketë ndodhur?
Çfarë pasojash të tjera ka prodhuar kjo taktikë?
Sa ngjarje duhen hetuar tashmë, që rezulton se sa e thjeshtë është ndërhyrja në komunikime private? Më vijnë në mendje plot të tilla, sidomos politike e të sigurisë kombëtare.
Kohë virusesh!
Duhet izoluar shkaku...

ERMAL MULOSMANI

Pas publikimit të këtij dokumenti (nëse ky dokument èshtë origjinal), të gjithë ne që u tallëm me përmbajtjen e sms-së zotit Lulzim Basha duhet t’i kërkojmë ndjesë publike atij!
Unë po e bëj.
Ndërkohè prokuroria duhet të gjejë fajtorët dhe t’i ndëshkojë penalisht. Një sjellje e tillë ndaj kryetarit të Opozitès është e frymëzuar direkt nga Kryeministri i vendit (edhe nëse nuk është urdhëruar personalisht nga ai).
Në këtë shkresë të panënshkruar nga Administratori i Vodafone Albania thuhet tekstualisht “Sms nuk është gjeneruar nga numri i zotit Basha”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!