Po të bjerë një tërmet edhe në Tetovë?

Read Time:53 Second

Nga Agron Shaqiri

Nga ajo që lexova, dy janë faktorët kryesorë që transformojë një tërmet në një fatkeqësi shkatërruese.

Këto janë vulnerabiliteti i ndërtesës dhe kushtet e pafavorshme të tokës nën ndërtesë.

Qëllimi i vlerësimit të vulnerabilitetit është që të sigurojë mundësinë e një niveli të caktuar të dëmtimit të një lloji të caktuar ndërtese për shkak të një skenari tërmeti.

Kushtet e pafavorshme të tokës nën ndërtesë amplifikojnë efektet e lëkundjes së tokës dhe në disa raste mund të kontribuojnë në lëngëzimin apo rrëshqitjen e saj.

Siç u vu re dhe dje, dëme te konsiderueshme pësuan objektet me lartësi mbi 4-5 kate, me konsola të rëndë (ballkone), dhe me largësi të vogël, ose objekte me mure të përbashkët, e pothuajse te gjitha ishin ndërtime informale.

Kështu, në Tetovë, ku ka një numër të madh ndërtesash informale, të ndërtuara pa kushte teknike, ku nuk i jepet rëndësi dhënies së legalizimit për arsye elektorale në mënyrë masive, çfarë mund të ndodhë nëse bie ndonjë tërmet i këtyre përmasave sa ishte në Shqipëri?!.

Deri atëherë, zoti na ruajt!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post A mund të parashikohet tërmeti?
Next post Ziejnë kafet e Tiranës si zgjoj bletësh të egra