Home Aktualitet Spaho akuza Ballës: Nuk është koha për politikë!!! Ke prioritet sulmin ndaj opozitës, që shqiptarët të mos kujtohen se paratë e tyre….

Spaho akuza Ballës: Nuk është koha për politikë!!! Ke prioritet sulmin ndaj opozitës, që shqiptarët të mos kujtohen se paratë e tyre….

nga Editor

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho ka akuzuar kreun e Grupit të Socialistëve, Taulant Balla se nuk ka hallin e shqiptarëve, por të sulmeve politike ndaj opozitës.

Spaho në një reagim në Facebook shkruan se nëse 52 milionë eurot që qeveria ka dhënë me tendera në muajin mars do të ishin llogaritur për lehtësimin e krizës, atëherë sipas tij nuk do të diskutohej buka e gojës për qindra e mijëra shqiptarë.

“Taulant Balla nuk ka hallin e shqiptarëve. Prioriteti i tij është sulmi i opozitës me çdo mjet të pistë politik, që shqiptarët të mos kujtohen se paratë e tyre kanë përfunduar në xhepat e shokëve trafikantë droge të Taulant Ballës

Nëse 52 milionë eurot e tenderave të hapur në kulmin e sakrificës së shqiptarëve, do të ishin llogaritur për të lehtësuar përballjen me krizën, sot nuk do të diskutohej buka e gojës për qindra mijëra shqiptarë.

Nuk është koha për sulme politike dhe mashtrime.

Jepuni qytetarëve fondet e nevojshme për të siguruar bukën e përditshme!”, thekson Spaho.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!