Home Aktualitet Emri i shqiptarit që vdiq nga koronavirusi kishte shkuar tek vajza e tij

Emri i shqiptarit që vdiq nga koronavirusi kishte shkuar tek vajza e tij

nga Editor

I moshuari 84-vjeçar që humbi jetën në Indonezi është shtetasi shqiptar Ruzhdi Ishmi, nga Durrësi. “Vizion Plus” ka siguruar letrën që dhëndri i tij, Martin Stottele u ka dërguar autoriteteve për t’i informuar për vdekjen e tij për shkak të koronavirusit.

“Me keqardhje të thellë duhet të ju njoftoj se vjehrri im, Z. Ruzhdi Ishmi, nga Durrësi, i lindur me 4 tetor 1934, ka ndërruar jetë dy orë më parë në spitalin e ushtarak “RSPAD Gatot Subroto” në Xhakartë, pasi ishte duke u trajtuar për koronavirus prej dy javësh. Ai dhe gruaja e tij qëndruan me mua dhe gruan time këtu në Xhakartë që nga mesi i dhjetorit. Ne po planifikojmë të sjellim trupin e tij në Shqipëri në një fazë të mëvonshme. Cilat janë procedurat që do të duhet të ndjekim me qeverinë shqiptare për këtë rast të veçantë?”

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!