Home Aktualitet Rama tha se do na mbajë me bukë turku?! Çfarë turpi, gabimi dhe fyerje

Rama tha se do na mbajë me bukë turku?! Çfarë turpi, gabimi dhe fyerje

nga Editor

Nga Artan FUGA

Cfarë ?

Do të na ushqejë Turqia me bukë nëse do të kemi zi buke?

Kështu tha zoti kryeministër?

Do të na mbajë me bukë turku?

Cfarë turpi, gabimi, fyerjeje dhe poshtërimi? Cfarë iluzioni!

Jo se turqit janë të pamirë. Janë shumë të mirë!

Por shqiptari kurrë nuk ka lyp bukë rrugëve të botës me çanak.

Eshtë koha t’u kthehemi mbjelljeve të pranverës që të shijmë e mbledhim në vjeshtë!

Urgjent!

Sepse kur është tallur me bujqësinë, mbjelljet, korrjet, shirjet, duke mbledhur shqiptarët në beton, kulla mijrakatëshe, stadiume, sheshe me pllaka, sigurisht kundërshtimi ky ka qenë!

Do të ngordhim për bukë!

Për një çap bukë!

Betoni nuk mbillet, në katin e pesëdhjeteshtatë nuk mbillet, në fushë aerodromi nuk mbillet,

Dikur budallalliku që malet t’i kthenim në fusha, tani budalliku që fushat i kthyem në zona të betonuara urbane!

Ka ardhur koha e gishtit, pra e gishtit të vendosur në kokë, në mendje!

Me bukën e “turkut”, sado dashamirës që është, vështirë se do bëjmë duvanë e “kaurrit” !

Mos presim duke thënë : Po u përmbys bota… bukën do të na e japi Stalini… më falni turku!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!