Home Aktualitet Mjeku i njohur Pëllumb Pipero me stafin e tij në luftë me koronavirusin…

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero me stafin e tij në luftë me koronavirusin…

nga Editor

Koronavirusi ka mbërthyer thuajse të gjithë botën. Numri i të infektuarve dhe viktimave po rritet çdo ditë e më shumë. Ndërsa thirrja më e madhe e këtyre ditëve është qendrimi në shtëpi, mjekët po sakrifikojnë jetën e tyre për të kuruar të infektuarit nga koronavirusi.

Qëndrimi pranë personave të infektuar i ka kthyer mjekët në heronj të vërtetë. Gjendja e emergjencës ka detyruar stafin e mjekëve që të punojë natë e ditë, pa pushim.

Por përveç kësaj nuk ka munguar dhe thirrje e vazhdueshme sensibilizuese për qytetarët, të qendrojnë në shtëpi e të kujdesen për veten e të afërmit e tyre.

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero me stafin e tij janë në luftë të përditshme me koronavirusin.

“Këtu jemi për t’ju shërbyer atyre që kanë nevojë, por nuk dëshirojmë që asnjë qytetarë të vijë te ne i sëmurë, ne duam sot më shumë se kurrë qytetarët në krahun tonë duke qëndruar në shtëpitë e tyre. Vetëm kaq mjafton që ta ndalim dhe përballim epidminë m! Kaq pak”, shprehet në një prononcim për “Koha Jonë” mjeku i njohur, Pipero.

(Shikoni foton e heronjve kundra koronavirusit)

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!