Home Aktualitet Edi Paloka: Edi Rama mos dil ma për koronavirusin, lëri specialistët të flasin!

Edi Paloka: Edi Rama mos dil ma për koronavirusin, lëri specialistët të flasin!

nga Editor

Nga Edi Paloka

Edvin!
Do te kishte qene mire per te gjithe (madje dhe per ty) qe kjo kohe dhe kjo situate , mos te na kapte me ty kryeminister, por kete nuk e zgjidhim dot ne kete moment!
Nuk do te merrem ne kete status me as me moralin as me humanizmin tend, nuk ke as njerin e as tjetrin ( kryeminister qe dhe ne ditet me te veshtira per qytetaret e tij, mendon me teper se si te ruaj milionat e vjedhura se sa jetet e shqiptareve)
Nuk do te merrem as me paaftesite e tua te theksuara per te drejtuar e organizuar. Ato nuk i ke patur as ne kohe normale e jo me tani ne krize! E ne kete pike e vetmja gje per tu pergezuar eshte qe ke adoptuar nje pjese te propozimeve te Bashes dhe te opozites.
Po ti nuk mjaftohesh me kaq dhe i ke vene njerzit perballe nje stresi dhe presioni te madh psikologjik qe eshte me i demshem edhe se deficencat e tjera qe ke!
Ne nje situate te tille vertete te rende , ne te gjitha aspektet, njerzit nuk mund te behen pre e shfryrjeve te tua mediatike, nuk mund te varen as nga humori dhe gjendja psiqike teresisht e paqendrueshme e nje kryeministri qe ju shfaqet ne cdo moment nga televizori, radio e telefoni here me mesazhe zanore e here me text.
Nje gje e tille nuk do te ishte pozitive edhe ne se mesazhet qe jep , do te ishin normale e jo me kur i bombardon njerzit me mesazhet e nje te disekuilibruari, perdorues kokaine ( dhe kete here nuk po e permend si sulm po si fakt te njohur nga te gjithe ata qe te qendrojne prane) e te kapur ne panik per jeten e tij .
Ja cfare ju ke thene shqiptareve ne vetem dy jave:
Fillimisht:
“Nuk jemi te rrezikuar nga corona virusi”
Pastaj papritur shpalle:
“Jemi ne lufte”
Vetem nje dite me pas :
“Do ta fitojme luften me corona virusin e do dalim me te forte”
Ndersa mbreme shfryve mbi ta makthet e tua prej frikacaku e te disekuilibruari duke i kercenuar se
“as varr nuk do gjeni e as njerez qe t’ju qajne”
Te te kerkoj qe ta kuptosh se cfare po ben, do te thote qe te mendoja se je normal, po une nuk mendoj keshtu. Uroj vetem qe te ekzistoj dikush qe te te keshilloj dhe qe ta degjosh!
E vetmja gje qe mund te besh tani, eshte te shfaqesh sa me pak ( se te te kerkoj te mos shfaqesh fare e di qe eshte e pamundur).
Leri specialistet dhe sidomos ata te mjeksise dhe financave te flasin dhe orientojne njerzit! Do ishte mire per te gjithe, madje dhe per ty! Pusho se je shume i lodhur!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!