Home Aktualitet Shpërthen fontana e gazit në Fier, banori kërkon dëmshpërblim

Shpërthen fontana e gazit në Fier, banori kërkon dëmshpërblim

nga Albina Hoxhaj

Engjëll Peshkëpia, banor i fshatit Visokë të Bashkisë Patos që  prej datës 17 shtator ka ngritur shqetësimin për shpërthimin e Fontanës në parcelat e tij të mbjella me lajthi.

Pesë ditë me rradhë Fontana e cila ka shpërthyer në parcelat e tij  nuk ka ndaluar për asnjë moment përveçse ka vazhduar me të njëjtin ritëm duke gurgulluar mbetje të hidrokarbureve me përzierje gazi.

Por përveç  faktit që kjo rrjedhje me përzirje gazi ka shkatërruar pronat e tij, ai rrezikohet sëbashku me famijen pasi Fontana ka shpërthyer vetëm 20 metra larg shtëpisë ku ai banon. Rreziku është teje i lartë, ku gjatë natës forca e rrjedhës së gazit mund të shkaktojë edhe vdekjen e anëtarëve të kësaj familje.

Banori shprehet se e ka ngritur si shqetësim edhe tek specialistët përkatës të zonës, por nuk po gjen asnjë zgjidhje.

Mësohet se kjo derdhje që ka shpërthyer në pronën e Peshkëpisë përfundon në lumin Gjanicë, prandaj ndotja nuk rrezikon vetëm një familje apo thjeshtë parcela, por është ndotje për të gjithë qytetin e Fierit.

Ai kërkon që kjo situatë të merret parasysh nga specialistët, pasi kjo rrjedhje rrezikon jetë njerëzish, ndërsa dëmi tek fidanët e lajthive dhe bimësisë përreth vazhdon edhe sot.

Engjëll Peshkëpia, kërkon edhe dëmshpërblim pasi mban familjen me të ardhurat që fiton nga shitja e lajthive. “Të paktën të dëmshpërblehem për 150 rrënjët e lajthive të cilat nuk mund të prodhojnë më, pasi u shkatërruan nga Fontana.”- ka kërkuar banori.

(Dosja.al)

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!