Home Aktualitet Mavraj sfidon Ramën: Ne e kualifikuam Shqipërinë në Europian, ftojmë politikanët të futen në ndeshjet tona…

Mavraj sfidon Ramën: Ne e kualifikuam Shqipërinë në Europian, ftojmë politikanët të futen në ndeshjet tona…

nga Editor

Mërgim Mavraj i është kundërpërgjigjur menjëherë kritikës së kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në “Opinion” në Tv Klan për të folur për situatën e koronavirusit, kreu i qeverisë bëri një krahasim të pavend duke etiketuar Kombëtaren shqiptare si dështake në minutat e fundit të lojës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Mavraj sfidon Ramën duke i përmendur që Shqipëria në 2016-ën siguroi kualifikimin në Kampionatin Europian, kurse qeveria “Rama” ka dështuar në këtë aspekt.

Gjithashtu, Mavraj nuk harroi apelin ndaj qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

Reagimi i plotë i Mërgim Mavrajt:

@ediramaal #shqiperiaime ♥? Ne kemi nis nje fushate ku mbeshesim edhe qeverine, ku solidarizohemi dhe u kerkojme qytetareve tane te rrine ne shtepi. Shendeti i gjithkujt me i rendsishem se cdo gje. Sa per golat ne minutat e fundit, ftojme politikanet te futen ne ndeshjet tona te ardhme te na japin nje dore mos te pesojm gol. Ne e cuam Shqiperine ne Europe, mbase e cojne edhe ata. @fshforg @topchannelalbania #pakshaka #shqiperia #albania #tirana #kombtarja #kuqezi #shkodra #elbasan #vlora #kosove #kosova #shqiperi #prishtina #prizren

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!