Home Aktualitet Ishte dënuar me 14 vite burg në Bergamo, kush është i arrestuari në Elbasan

Ishte dënuar me 14 vite burg në Bergamo, kush është i arrestuari në Elbasan

nga Editor

Një 54-vjeçar është arrestuar nga Policia në Elbasan, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Leonard Kote (Taçi) , 54 vjeç, banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë, pasi Gjykata e Bergamos/Itali e ka dënuar me 14 vjet burg, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Vjedhja e armës së zjarrit” dhe “Mbajtja pa leje e armës së zjarrit në vende publike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!