Home Aktualitet Ndodhi ajo që pritej! Rasti i parë me koronavirus në Call-Center, karantinohen dhjetra punonjës…

Ndodhi ajo që pritej! Rasti i parë me koronavirus në Call-Center, karantinohen dhjetra punonjës…

nga Editor

SINDIKATA SOLIDARITETI DENONCON RASTIN E PARË ME COVID-19 NË CALL CENTER

Ndodhi ajo që pritej! Ajo që mund të ishte mënjanuar nëse pronarët e call centre-ave, në bashkëpunim me qeverinë, nuk do t’i konsideronin punëtorët e këtij sektori si të sakrifikueshëm për hir të fitimeve.Në kompaninë Teleperformance, pasi u konfirmua rasti i parë me Covid-19, u karantinuan me dhjetëra punëtorë. Shumë pak! Shumë vonë!

Virusi infekton me hapa eksponencialë. Sa të tjerë janë tashmë të infektuar prej ditësh? Sa prej familjarëve të tyre do duhet të shtrohen? Pa ndërprerjen e menjëhershme të punës nëpër ambiente me shumë njerëz, ajo që ndodhi në Itali do mbërrijë shumë shpejt në vendin tonë: paralizimi i sistemit shëndetësor dhe dalja e situatës jashtë kontrollit.

Ndërprisni punën nëpër call center-a!
Ndërprisni punën nëpër fasoneri!
Ndërprisni punën nëpër miniera!

Jetët e punëtorëve vlejnë më shumë sesa fitimet e pronarëve!

Image may contain: people sitting

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!