Home Aktualitet Pandemia/ Publikohet plani financiar i qeverisë, reagon LSI: I paqartë dhe i padetajuar, ne do të mbështesim me hapa konkretë dhe financime të drejtpërdrejta

Pandemia/ Publikohet plani financiar i qeverisë, reagon LSI: I paqartë dhe i padetajuar, ne do të mbështesim me hapa konkretë dhe financime të drejtpërdrejta

nga Editor

Pas publikimit te planit financiar nga kryeministri Rama, rreth situates se krijuar ne vend, vjen edhe deklarata e LSI.

Levizja socialiste per integrim shprehet se plani i qeverise per perballimin e pasojave te pandemise eshte ende i paqarte dhe i padetajuar.

Nder te tjera Lsi thote se transparenca duhet te jete menyra e shpenzimit te cdo qindarke.

DEKLARATE E PLOTE

LSI vlereson se plani i qeverise per perballimin e pasojave te pandemise eshte vetem nje hap,por edhe ky ende i paqarte dhe i padetajuar.

Gjithashtu sot qeveria shtoi paqartesine dhe mosbesimin pasi nuk beri publik se cilet jane fondet qe u shkurtuan ne buxhet dhe te cilat per rrjedhoje do te vendosen per perballimin e pandemise.

Transparenca duhet te jete menyra e shpenzimit te cdo qindarke te qytetareve dhe vetem e vetem ne interes te tyre dhe halleve te medha te tyre ne keto dite te veshtira.

LSI do te mbeshtese vetem hapa konkrete dhe financime te drejtperdrejta, qe shkojne ne xhepin e qytetareve dhe jo zhurme propagandistike per financime qe lindin dhe vdesin ne konferenca shtypi.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!