Home Aktualitet “Kush nuk shkon në punë aty ku aktiviteti është i hapur, nuk paguhet”, Rama: As Italia nuk ka mbyllur pjesën kritike të zinxhirit ekonomik

“Kush nuk shkon në punë aty ku aktiviteti është i hapur, nuk paguhet”, Rama: As Italia nuk ka mbyllur pjesën kritike të zinxhirit ekonomik

nga Editor

Duke sqaruar në detaje paketën e masave të qeverisë, Kryeministri Rama i është përgjigjur edhe pyetjeve të qytetarëve shqiptarë, të dërguara në adresën e emisionit “Opinion”. Duke sqaruar këtë paketë, i pyetur se çfarë do të ndodhë me personat, që nuk shkojnë në punë për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit, ndonëse aktiviteti ku ata janë të punësuar vijon, Rama tha:

“Nëse aktiviteti është i hapur dhe punonjësit nuk shkojnë në punë, nuk i paguan askush. Asnjë vend, as Italia sot që flasim nuk ka mbyllur pjesën kritike të zinxhirit ekonomik, se po u mbyll pjesa kritike nuk ka ç’të na bëjë virusi më keq nga sa mund t’i bëjmë njëri -tjetrit se kthehen njerëzit në pjesën natyrale dhe hanë njëri- tjetrin. Dhe kush nuk shkon në punë aty ku aktiviteti është i hapur nuk mund të marri asgjë”.

Ndërkohë, lidhur me familjet që jetojnë në ndihmë ekonomike, dhe nuk arrjnë t’ja dalin dot, Kryeministri tha se do të marrin asistencë konkrete në ushqime dhe ndihma.

Ndërsa shpjegoi edhe pikën ku do të fshihen përgjithmonë kamatvonesat për debitorët aktivë, familjar ose biznes, Rama tha se ky plan do të aplikohet vetëm për familjarët dhe biznesin e vogël, por duke falur vetëm kamatvonesat dhe jo konsumin për personat debitorë.  Pra në shembullin e tij, Rama tha se kush nuk paguan dritat do t’I hiqet gjoba dhe jo konsumi./Opinion.al

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!