Home Aktualitet “Falen kamatvonesat për biznesin e vogël dhe familjet”- Rama tregon se cilat paga do të kompensohen nga qeveria

“Falen kamatvonesat për biznesin e vogël dhe familjet”- Rama tregon se cilat paga do të kompensohen nga qeveria

nga Editor

Kryeministri Edi Rama thotë se për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël do të falen të gjitha kamatvonesat pas krizës për shkak të koronavirusit.

Biznesi i vogël njësoj si qytetarët ka kamatvonesa dhe të gjitha do të fshihen. 211 mijë persona. Është një barrë shtesë, e cila do të hiqet e gjitha”, sqaron kryeministri në “Opinion” në TvKlan.

Duke sqaruar pikat e planit financiar që u shpall sot, Rama tregoi sesi do të bëhet kompensimi i rrogave të punonjësve që kanë pezulluar punën.

Ai tha se të gjithë do të paguhen aq sa i kanë pasur rrogat e munguara.

Por ai ka sqaruar se për ata punonjës të cilëve u është hapur aktiviteti i punës ku kanë qenë dhe nuk shkojnë, nuk do të kompensohen.

“Nëse aktiviteti është  hapur dhe punonjësit nuk shkojnë në punë,  nuk kanë kompensim”, tha ai.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!