Home Aktualitet Shqipëria alokon për koronavirusin 70 dollarë për banorë

Shqipëria alokon për koronavirusin 70 dollarë për banorë

nga Editor

Nga Kastriot Islami

Vendet kryesore të globit, të prekuara nga pandemia e koronavirusit, kanë deklaruar apo miratuar nga institucionet e tyre shuma totale të konsiderueshme fondesh, mbi 6,5 përqind të GDP:

a Për të asistuar sistemin shëndetsor pra për të përballuar situatën e re të krijuar nga pandemia;

b. Për të asistuar qytetarët në nevojë që të kenë mundësi të zbatojnë planin e masave drastike e të mos vdesin nga uria apo nga pamundësia të mos zbatojnë masat drastike;

Për të asistuar kompanitë dhe ndërmarrjet publike e private që të falimentojnë, pra vendi të mos rrënohet ekonomikisht e kështu të vazhdojë aktiviteti ekonomik në kushtet e pandemisë…

Pra në varësi të GDP, shtetet e ndryshme, drejtuesit e shteteve kryesore kanë deklaruar shumat përkatëse. Nga analiza e tyrë rezulton se:

1. Franca do të shpenzojë rreth 11 % të GDP ose rreth 4500 euro për çdo banor.

2. Gjermania do të shpenzojë rreth 14 % të GDP ose rreth 6600 euro për çdo banor.

3. SHBA do të shpenzojë rreth 7 % të GDP ose rreth 4000 dollarë për çdo banor.

4.   Shqipëria do të shpenzojë 1,5 % të GDP dhe vetëm rreth 70 dollarë për çdo banor???!

Image

Bëhen me këtë rast disa pyetje:

a. A kanë shqiptarët prioritet tjetër në këto momente më të madh se mbrojtja dhe ruajtja e shëndetit?

b. Përse Shqipëria ka vënë në dispozicion vetëm 1,5 % të GDP e 70 dollarë/frymë?

c. A mjaftojnë vetëm 70 dollarë/frymë për të përballuar këtë pandemi?

d. Përse nuk rialokohet buxheti i 2020 duke përcaktuar si shpenzim kryesor këtë prioritet?

Shqipëria ka hapësira për të mirëfinancuar këtë prioritet dhe duhet ta bëjë këtë urgjentisht. 

Përndryshe fjalët e këshillat do të konsideroheshin tallje me jetën e shqiptarëve.

Në fund të fundit paratë e tyre shqiptarët e varfër e të pambrojtur kërkojnë t’i shpenzojnë në këto ditë të vështira për të mbrojtur jetën e prindërve dhe fëmijëve të tyre!

Shqiptarët nuk kanë prioritet tjetër në këto momente!

Nëse kjo s’ndodh, shqiptarët shumë shpejt mund të formulojnë kërkesën për të sekuestruar të gjithë pasuritë e paratë e fituara në mënyrë të paligjshme e korruptive, përmes trafiqeve dhe zhvatjes së pronës e pasurisë publike.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!