Home Aktualitet CORONA-EKONOMIA DHE PLANI “JEMI VETËM”

CORONA-EKONOMIA DHE PLANI “JEMI VETËM”

nga Editor

Nga Gentian Çala

Dy ditë më parë kisha shkruar për masat ekonomike që prisnim të merrte Qeveria lidhur me situatën e krijuar pas masave parandaluese për pandeminë e Covid-19. Ajo që dëgjova ishte “Plani jemi vetëm”, i prezantuar nga Kryeministri i vendit, frazë të cilën e përsëriti disa herë gjatë fjalimit të tij inflacionist.

Duke qenë se nuk e dimë sa mund të zgjasë kjo situatë, nuk mund të them saktësisht nëse 7 pikat e paraqitura dhe 220 milionë dollarët e akorduara mjaftojnë apo jo, për aq kohë sa nuk kishin një afat kohor për vlerat e caktuara, p.sh. për 2 apo 3 muaj.

Në këtë rast më mbetet të analizoj atë që dëgjova:
Së pari, tendenca jonë e varësisë te të huajt më duket diçka nga e cila duhet të heqim dorë dhe të mos e përcjellim si mesazh. Qeveria është e jona dhe ne nuk duhet të jetojmë me idenë se sa herë të jemi në vështirësi, ndihma do të na vijë nga jashtë.

Së dyti, planet A, B apo C apo shfajësimi se “nuk e dimë sa do të zgjasë” nuk është mesazhi i duhur për qytetarët. Kryeministri duhet të transmetonte optimizëm dhe duhej mbetej vetëm te mesazhi se do të bëjmë çdo gjë për t’ia dalë. Ai thjesht dukej i dorëzuar dhe me tone disfatiste.

Së treti, atakimi i kundërshtarëve politikë për propozimet e tyre, cinizmi ndaj opozitës duhej kursyer. Mesazhet e të qenit bashkë në këtë sfidë kontrastojnë dukshëm me atakimin e propozimeve të kundërshtarëve. Kjo duhej shmangur.

Gjithësesi çdo mbështetje është më e mirë se asgjëja. Ne i dimë mundêsitë e kufizuara ekonomike të shtetit tonë, ndaj pa bojë, pa cinizëm, pa justifikime dhe pa ngrysje vetullash. Le të nisë sa më parë puna, që e gjithë ndihma të shkojë atje ku duhet, duke e nisur nga njerëzit në nevojë, rrogëtarët dhe shëndetësia.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!