Home Aktualitet E rëndë/ I jep fund jetës infermierja italiane që po kuronte pacientët me koronavirus

E rëndë/ I jep fund jetës infermierja italiane që po kuronte pacientët me koronavirus

nga Editor

Një infermiere italiane 49-vjeç që punonte në spitalin Jesolo, i dha fund jetës duke u hedhur në lumin Cortellazzo, në Venecia.

Dy ditët e fundit ajo ka qëndruar në shtëpi sepse kishte simptomat e koronavirusit, përfshirë edhe ethet. Ajo kishte bërë testin, por përgjigjia nuk i kishte dalë ende.

“Ajo ishte e përkushtuar në punë, një person i pazëvendësueshëm për kolegët dhe për spitalin”, tha drejtori i spitalit, Carlo Bramezza.

Infermierja punonte në këtë spital që prej vitit 1991 në departamentin e kirurgjisë. Ditët e fundit aji u ofrua që të punonte në departamentin e sëmundjeve infective duke u kujdesur për 25 pacientë me koronavirus.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!