Home Politike Xhixho:Tërmeti duhet të kishte shkundur qeverinë,Mjaft më me show

Xhixho:Tërmeti duhet të kishte shkundur qeverinë,Mjaft më me show

nga Albina Hoxhaj

As nën/kryetarja e LSI-së Erisa Xhixho nuk ka heshtur në lidhje me situatën e tërmetit në vend. Me anë të një statusi në faqes e saj në Facebook pas tërmeteve që ranë në vend Xhixho tha se tërmeti duhet të kapte qeverinë dhe jo Shqipërinë e cila gjendet në apati totale për të marrë përgjegjësitë që i takojnë me ligj. Xhixho shton gjithashtu se ka ardhur momenti për ti dhënë fund showt mediatik nga ana e qeverisë. Xhixho gjithashtu nge pyetjen , pse është kaq e vështirë të shpallet gjendja e emergjencës për zonat e prekura? Postimi i plotë i Erisa Xhixhos Tërmeti që shkundi Shqipërinë duhet të kishte shkundur qeverinë, e cila gjendet në apati totale për të marrë përgjegjësitë që i takojnë me ligj. Vazhdon modeli i propagandës dhe jo i përkushtimit që presin qytetarët, të cilët edhe kësaj here u gjendën vetëm në përballimin e situatës më të rëndë natyrore të këtyre 30-40 viteve. Boll më me show dhe mbledhje, çdo qytetar shqiptar pret që qeveria të dali në terren për të evidentuar dëmet, për t’i ardhur në ndihmë familjeve që sot gjenden pa shtëpi në qiell të hapur të mbërthyer nga paniku e frika,presin marrjen e masave për të përballuar këtë situatë emergjence. Pse është kaq e vështirë të shpallet gjendja e emergjencës për zonat e prekura? Po normal kur taksat tona shpenzohen për PPP dhe vjedhje galopante si mund të ketë buxhet për të përballuar fatkeqësitë natyrore ,për t’i shërbyer qytetarëve.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!